Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë ka prezantuar masat e ndërmarra për t’u ardhur në ndihmë bizneseve eksportuese të cilët kanë pësuar humbje të mëdha nga zhvlerësimi i monedhës së euros përballë lekut.
Ministrja theksoi se deri në mars të vitit të ardhshëm, eksportuesit nuk do të paguajnë tatim mbi fitimin.
“Bizneset eksportuese që punojnë me kontrata porositëse, tani gjenden në situatën ku shpenzimet i kanë në lekë dhe të ardhurat në euro. Një nga masat që do merret është shtyrja e afatit të kësteve të tatimit mbi fitimin deri në mars të vitit të ardhshëm kur bizneset mbyllin bilancet. Subjektet që janë eksportues dhe ekportojnë mbi 70% të nuk do parapaguajnë këstet e tatim fitimit deri në mars kur do të bëjnë bilancin. Kjo vjen si mbështetje për mungesën e likuiditetit që bizneset kanë në treg pas forimit të lekut. Masat e tjera, rimbursimi i TVSH, detyrim ligjor që për kategorinë e eksportuesve të jepet një afati 3 ditor”- tha Ibrahimaj.