Nga Berati ku turin e tij elektoral në këtë qark e nisi me një takim me fermerët e kësaj zone, për të shpalosur arritjen në sektorin e bujqësisë, kryeministri Edi Rama ka zbuluar edhe dy “rekordet” e tij personale, për të cilat thotë se janë në nivel të Guinnes-it.
Sipas kreut të PS, një nga rekordet e ka në nivel kombëtar dhe tjetrin në atë botëror.
“Një rekord e kam unë. Dy kam në fakt, një e kam botëror, një kombëtar. Botërori është që jam piktori më i mirë mes kryeministrave në të gjithë botën. Dhe jam kryeministri më i mirë mes piktorëve në të gjithë botës. Këtë nuk ma merr njeri. Ky është Guinnes. Rekordin kombëtar që kam është që nga 1912 të gjithë kryeministrat deri këtu, t’i bashkojnë të tërë kilometrat që kanë bërë në Shqipëri janë nuk e di sa xhiro mbrapa meje janë”, tha Rama.
Shefi i qeverisë nuk la pa ironizuar opozitën, duke thënë se shansi historik për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian nuk duhet humbur për “mustaqet e Çelos”.