Wednesday, August 26, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Nuk vazhdohet më kështu!”/ Politolgou Afrim Krasniqi: Mjaft është mjaft…

by Rilindje
25/06/2026
in TË TJERA
“Nuk vazhdohet më kështu!”/ Politolgou Afrim Krasniqi: Mjaft është mjaft…

Politolgou Afrim Krasniqi foli në lidhje me protestën edhe me kërkesat e qytetareve.

Politologu Afrim Krasniqi theksoi se protesta ka arritur të artikulojë një zë publik të rëndësishëm, duke sjellë në vëmendje shqetësimet e qytetarëve.

Sipas Krasniqit, kërkesat kryesore lidhen me ndryshimin e kontratës mes politikës dhe qytetarëve, si dhe dorëheqjen e dy figurave kryesore politike. Ai vuri në dukje se pjesa tjetër e kërkesave ka më shumë karakter administrativ sesa politik, duke kujtuar se ligje të ngjashme janë anuluar edhe më parë, por më pas janë rikthyer pas disa muajsh.

Krasniqi e konsideroi të rëndësishme faktin që protesta ka adresuar një problem real dhe ka artikuluar atë që shumica e qytetarëve kërkojnë. Megjithatë, ai kritikoi zgjedhjen e individëve që e përfaqësuan këtë zë, duke thënë se më të përshtatshëm do të ishin të rinjtë që simbolizojnë imazhin e ri të Shqipërisë.

“Një është kërkesa, ndryshimi i kontratës së politikës e qytetarët dhe dorëheqja e dy figurave kryesore, të tjerat janë gjëra, se vendi për të anuluar ligjin është në shumë akt administrativ sesa politik dhe koha ka treguar se e kanë marrë edhe e kanë thyer prapë pas gjashtë muajsh. Është lajm i mirë që protesta adresoi një zë publik dhe u artikulua për atë që të gjithë po kërkonin, mendoj se ishte e gabuar zgjedhja e individëve për ta artikuluar këtë zë, më shumë i përshtatur do të ishte një vajzë ose një djalë i ri që përfaqëson Shqipërinë e re dhe imazhin e ri. Ishte e gabuar qoftë edhe për naivitet deklarata për ndërhyrje të grupeve të tjera, por këta janë çmime që paguhen në një aleancë të rastësishme ku depërtojnë që nga ambientalistët deri te adhuruesit e lirisë.”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se deklaratat për ndërhyrje të grupeve të tjera ishin të gabuara dhe të nxituara, por kjo është një kosto që shpesh paguhet në aleanca të rastësishme ku përfshihen ambientalistë, aktivistë të lirisë dhe grupe të tjera. Krasniqi theksoi se thelbi i protestës nuk është për të bërë profil politik të individëve, por për të dhënë mesazhin se nuk mund të vazhdohet më me këtë situatë.

“Por thelbi i protestës nuk është për të bërë CV e njëri-tjetrit, por thelbi është që nuk vazhdohet më kështu, mjaft është mjaft. Çfarëdo që të ndodhë, edhe sikur ta shuajnë, edhe sikur të ndërhyjnë, edhe pse nuk mendoj se do të shuhet, do të vazhdojë më gjatë, do të ndërhyjnë njerëz publikë. Unë punoj me të huaj dhe e di se cila është pasoja ndërkombëtare e këtyre gjërave. Shqipëria meriton një lider që të respektohet edhe të vlerësohet për atë që është dhe ajo për atë që paguan reklama. Në rastin konkret Shqipëria nuk ka lider politik përfaqësues as në mazhorancë as në opozitë. Shqipëria meriton një njeri që kupton procesin e integrimit evropian si detyrim dhe mision historik dhe jo si flamur personal për ta tundur përpara militantëve.“, vijoi ai.

NGA KATEGORIA

VIDEO/ “Tani le të vdes”, të moshuarit të ekzaltuar pas takimit me Ramën: Ishte zotni…
TË TJERA

VIDEO/ “Tani le të vdes”, të moshuarit të ekzaltuar pas takimit me Ramën: Ishte zotni…

25/08/2026
Priti 5 orë për të takuar kryeministrin/ I moshuari tregon bisedën me Ramën: I thashë, je…
TË TJERA

Priti 5 orë për të takuar kryeministrin/ I moshuari tregon bisedën me Ramën: I thashë, je…

24/08/2026
I mbushur plot me pushues! Ky është plazhi më i PREFERUAR i turistëve…
TË TJERA

I mbushur plot me pushues! Ky është plazhi më i PREFERUAR i turistëve…

22/08/2026
“E di ku t’i fus fiqtë”/ Gazetari Arian Konomi përplaset me Edi Ramën në Vuno: Truprojat…
TË TJERA

“E di ku t’i fus fiqtë”/ Gazetari Arian Konomi përplaset me Edi Ramën në Vuno: Truprojat…

21/08/2026
Kush është qyteti që prodhon më shumë fruta në Shqipëri, ja renditja…
TË TJERA

Kush është qyteti që prodhon më shumë fruta në Shqipëri, ja renditja…

20/08/2026
Organizatori i protestës paralajmëron LËVIZJE në shtator: Nëse Rama nuk jep dorëheqjen…
TË TJERA

Organizatori i protestës paralajmëron LËVIZJE në shtator: Nëse Rama nuk jep dorëheqjen…

20/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Jep DORËHEQJEN nga PD/ Kush është demokratja që merr “postin” e bujshëm nga Qeveria Rama…
EDI RAMA

“Afati i fundit 25 shtatori!”/ Qeveria Rama jep lajmin e mirë për mjekët dhe infermierët…

26/08/2026
Preken edhe Shqiptarët! LAJM I KEQ nga SHBA, drejt anulimit masiv të 200 mijë…
BOTA

Preken edhe Shqiptarët! LAJM I KEQ nga SHBA, drejt anulimit masiv të 200 mijë…

26/08/2026
Nis aksioni nga veriu në jug! Pas takimit me ministrat, Rama e bën “fakt” LËVIZJEN e radhës…
EDI RAMA

Nis aksioni nga veriu në jug! Pas takimit me ministrat, Rama e bën “fakt” LËVIZJEN e radhës…

26/08/2026
LAJM I MIRË për Shqipërinë! E pabesueshme çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 7 muajve…
POLITIKË

LAJM I MIRË për Shqipërinë! E pabesueshme çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 7 muajve…

26/08/2026
Kryeministri Rama e thotë troç: S’mund të lejojmë që anëtarësimi në BE të…
EDI RAMA

Pas takimeve në Pogradec/ Rama kryen LËVIZJEN tjetër, të premten…

26/08/2026
“Rama ka marrë fund”/ Ish-ambasadori befason me paralajmërimin: Shtatori sjell goditje të mëdha…
POLITIKË

“Rama ka marrë fund”/ Ish-ambasadori befason me paralajmërimin: Shtatori sjell goditje të mëdha…

25/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!