Sunday, October 4, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Parti e re nga protesta? Studentja jep lajmin nga sheshi: Ja çfarë do të bëjmë….

by Rilindje
11/06/2026
in POLITIKË
Protesta për Zvërnecin/ Kryeministrit Rama i bëjnë “pritë” në Shkodër, çfarë ndodhi…

Në ditën e 12 të protestës në bulevardin dëshmorët e Kombit, duket se protestuesit po arrijnë të mobilizojnë qytetarët për t’u konkretizuar në një forcë opozitare të pandikuar nga partitë aktuale politke.

Në një lidhje në “A2 CNN”, studentja dhe aktivistja Laura Kërtalli, tha se protesta ka njohur rritje të vazhdueshme si në pjesëmarrje ashtu edhe në frymën opozitare.

“E fuqishme dhe e suksesshme. Ka pasur një evoulim nga dita e parë deri më sot duke filluar nga pakënaqësitë kundrejt projektit të Zvërnecit, por arritëm edhe me mesazhet kundrejt kryeministrit për dorëheqje. Gjëja më e rëndësishme që është realizuar nga kjo protestë është që ajo çfarë kryeministri mund të kishte pasur më tepër frikë që ka dalë haptazi propaganda e tij e 80 e kusur mandateve që gjoja ka mazhorancën në Shqipëri. Sepse ne këtu e shikojmë shumë qartë që jemi të mbledhur, që jemi një opozitë faktike, thjesht nuk jemi të organizuar në një forcë të vetme dhe do të thoja që dita ditës ka pasur rritje në numër, por gjithashtu dhe rritje në frymë. Mendoj që është një pikë kyçe që mund të konkretizohet dhe të finalizohet në një mënyrë tjetër. Unë e kam shprehur edhe në një fjalim që mbajta herën e kaluar që si studente, ne po përpiqemi që të mobilizohemi dhe po përpiqemi që të arrijmë të krijojmë një forcë opozitare që nuk është e ndikuar nga partitë politike aktuale, sepse ato vetëm kanë prishur punë”, tha studentja.

Sipas saj hapi i parë do të jetë mobilizimi dhe organizimi i studentëve për të ndërtuar një alternativë të re opozitare.

“Kjo forcë politike do ketë disa faza që mund të vazhdojë. Si fillim duhet të mobilizohemi të gjithë studentët për ta diskutuar në një mbledhje, pra për të hedhur mendimet tona se çfarë do të bëjmë. Por duke qenë se unë kam qenë dhe më afër tyre pak a shumë e kam një ide. Është ambicioze si ide, por duke qenë se ne kemi qenë opozita më e madhe deri më sot, mendojmë që kështu mund të krijojmë dhe një forcë shumë të madhe opozitare, pse jo të transmetuar dhe të transformuar edhe në një parti politike, e cila nuk ka asnjë ndikim rrënjë të së shkuarës së komunizmit siç kanë qenë partitë për mendimin tim dhe për mendimin e shumicës së analistëve që e kanë akoma partitë aktuale në Shqipëri”, u shpreh studentja.

Sipas studentes Kërtalli, objektivi afatgjatë është që kjo lëvizje të marrë pjesë edhe në zgjedhje.

“Të jetë një parti me ideale demokratike, e pandikuar dhe idealisht edhe të dalë në zgjedhje me Edi Ramën. Ne përderisa kemi kërkuar dorëheqjen, në qoftë se nuk realizohet me kaq ditë protesta, faktike është që vendi ka pakënaqësi dhe ne këtë do ta kërkojmë vazhdimisht. Në qoftë se nuk jemi mobilizuar tani, në një moment të dytë ne do të mobilizohemi. Kjo është e sigurt”, tha ajo.

NGA KATEGORIA

Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

“Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta”/ Deklarata surprizë nga…

02/10/2026
Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026
PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…
POLITIKË

PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…

01/10/2026
“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…
POLITIKË

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

30/09/2026
Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…
POLITIKË

Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…

29/09/2026
“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)
POLITIKË

“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)

29/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Edi Rama jep garancinë dhe zbulon DOSJEN e parë për publikun…
EDI RAMA

Edi Rama jep garancinë dhe zbulon DOSJEN e parë për publikun…

03/10/2026
Video me “pullë të kuqe”/ Reagon për herë të parë këngëtarja Eli Fara: Nuk kam turp! Kush ma bëri….
SHOWBIZ

Video me “pullë të kuqe”/ Reagon për herë të parë këngëtarja Eli Fara: Nuk kam turp! Kush ma bëri….

03/10/2026
Nga kriptoasetet te kanabisi/ Qeveria Rama miraton vendime dhe projektligje të reja
AKTUALITET

Nga kriptoasetet te kanabisi/ Qeveria Rama miraton vendime dhe projektligje të reja

03/10/2026
“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…
BOTA

“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…

02/10/2026
Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos e përdorni Shqipërinë për luftën ndaj…
EDI RAMA

Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos e përdorni Shqipërinë për luftën ndaj…

02/10/2026
Rama tregon “planin” që po sjell ndryshimin DRASTIK: Në Shqipëri do të…
EDI RAMA

“Jemi në fazën përfundimtare”/ Rama jep lajmin për mediat gjermane: Së shpejti, në Shqipëri…

02/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!