Tuesday, August 18, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Pas 17 vitesh/ Nisin punimet, ministri i Qeverisë Rama tregon gjithçka: Do të hapim…

by Rilindje
18/08/2026
in TË TJERA
Pas 17 vitesh/ Nisin punimet, ministri i Qeverisë Rama tregon gjithçka: Do të hapim…

Pas më shumë se 17 vitesh pa ndërhyrje, në Kanalin e Vivarit në Butrint ka nisur procesi i dragimit, i cili në fazën e parë parashikon largimin e rreth 50 mijë m³ sedimenteve.

Ndërhyrja synon të përmirësojë shkëmbimin natyror të ujërave mes Lagunës së Butrintit dhe Detit Jon, oksigjenimin dhe nivelin e kripësisë, faktorë të rëndësishëm për ruajtjen e ekosistemit dhe kultivimin e midhjes.

Gjatë inspektimit, Ministri Salla theksoi se ndërhyrja vjen pas shumë vitesh dhe lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e ekonomisë së zonës dhe krijimin e kushteve për rikthimin e kuotave për kultivimin e midhjes.

“Jemi në Kanalin e Vivarit, bashkë me kryetarët e bashkive Sarandë dhe Konispol, deputetët dhe ekipin e Ministrisë së Bujqësisë, për investimin që po kryejmë për thellimin e kanalit. Për herë të parë pas shumë vitesh do të hapim edhe kuotat e midhjes, një proces shumë i rëndësishëm për ekonominë vendase, por edhe për konsumatorin shqiptar. Është një punë e përbashkët mes Ministrisë së Bujqësisë, pushtetit vendor dhe peshkatarëve të zonës. Duhet ta ruajmë të gjithë së bashku, që pas kaq vitesh të hapim më në fund kuotat për midhjen dhe t’i japim një shtysë të re ekonomisë vendase”, u shpreh Ministri Salla.

Punimet po realizohen përmes një drage të posaçme, e cila mundëson ndërhyrjen deri në thellësinë e nevojshme të kanalit dhe largimin e sedimenteve të grumbulluara ndër vite. Procesi synon të rikthejë qarkullimin natyror të ujërave dhe të krijojë kushte më të favorshme për habitatin e Lagunës së Butrintit.

Kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, vlerësoi rëndësinë e investimit për kultivuesit e midhjes dhe perspektivën e zgjerimit të tregut. Sipas tij, ndërhyrja do të krijojë kushte që prodhimi të zhvillohet me ritmet e nevojshme, duke iu përgjigjur kërkesës në rritje nga konsumatorët dhe turistët, si dhe duke krijuar perspektivë për eksport.

Ministri Salla nënvizoi se ruajtja e këtij investimi kërkon bashkëpunimin e institucioneve qendrore, pushtetit vendor dhe komunitetit të peshkatarëve e kultivuesve të zonës.

Tags: ministri i Qeverisë Rama tregon gjithçka: Do të hapim...Pas 17 vitesh/ Nisin punimet

NGA KATEGORIA

LAJM I FUNDIT/ Situata kritike, në zyrën e Ramës vjen DORËHEQJA e papritur…
TË TJERA

Nuk ka nevojë të vijnë në Tiranë! Ministrja jep LAJMIN E MIRË për këtë qytet të vendit…

12/08/2026
“Kafja 70 lekë”/ Ky është plazhi më i lirë në Shqipëri, çadra kushton…
TË TJERA

“Kafja 70 lekë”/ Ky është plazhi më i lirë në Shqipëri, çadra kushton…

10/08/2026
“Kryen brenda pak sekondash!”/ Merr fund epoka e pritjes! Në Shqipëri ndodh ndryshimi i madh….
TË TJERA

“Kryen brenda pak sekondash!”/ Merr fund epoka e pritjes! Në Shqipëri ndodh ndryshimi i madh….

08/08/2026
Askush nuk e priste/ Për herë të parë në Shqipëri, realizohet MREKULLIA në QSUT…
TË TJERA

Askush nuk e priste/ Për herë të parë në Shqipëri, realizohet MREKULLIA në QSUT…

07/08/2026
Banesa bosh/ Vlora mban rekordin që nuk e beson askush, ja qyteti që e ndjek pas…
TË TJERA

E frikshme! Çfarë po ndodh me çmimet e banesave në Tiranë, pritet…

04/08/2026
Surpriza e vitit! Kush është plazhi në Shqipëri që “pushtohet” nga turistët e huaj…
TË TJERA

Surpriza e vitit! Kush është plazhi në Shqipëri që “pushtohet” nga turistët e huaj…

03/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Pas 17 vitesh/ Nisin punimet, ministri i Qeverisë Rama tregon gjithçka: Do të hapim…
TË TJERA

Pas 17 vitesh/ Nisin punimet, ministri i Qeverisë Rama tregon gjithçka: Do të hapim…

18/08/2026
Territorialja parashikon shkrirjen e Maliqit me Korçën, REAGON për herë të parë Gëzim Topçiu: Po përgatis një…
POLITIKË

Territorialja parashikon shkrirjen e Maliqit me Korçën, REAGON për herë të parë Gëzim Topçiu: Po përgatis një…

18/08/2026
FOTO/ Kush është “ministri VIP” nga Belgjika që vjen për pushime në Shqipëri…
BOTA

FOTO/ Kush është “ministri VIP” nga Belgjika që vjen për pushime në Shqipëri…

18/08/2026
Rama i çjerr maskën “Zvërnecit” dhe nxjerr VIDEON e pazakontë: Së shpejti i pret…
EDI RAMA

Rama i çjerr maskën “Zvërnecit” dhe nxjerr VIDEON e pazakontë: Së shpejti i pret…

18/08/2026
Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu dhe rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…
AKTUALITET

Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu dhe rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…

18/08/2026
LAJM I FUNDIT/ E rëndë! Ambulanca me pacientin brenda përplaset me një automjet në qytetin…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ E rëndë! Ambulanca me pacientin brenda përplaset me një automjet në qytetin…

18/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!