Analisti Arjan Curri ka bërë deklarata të bujshme pas konfirmimit të ndarjes së çiftit Meta-Kryemadhi. Curri tha se divorci nuk është real, por është pjesë e lojës për t’i shpëtuar SPAK-ut.
Analisti tha se tre gra që janë nën hetim nga SPAK, janë këshilluar të ndjekin skemën e shtatzënisë për t’i shpëtuar hetimit.
“Unë po them që këta nuk e kanë divorcin real. Sa më shumë në panik të jenë, aq më e lartë loja. Divorci është pjesë e lojës. Fitojnë keqardhje, shmangie vëmendje në opinionin publik. Tre gra që janë në hetim nga SPAK, janë këshilluar që të fillojnë një shtatzëni që mund t’i ndihmojnë në mbyllje të hetimit. Njëra thuhet që e ka filluar, që të thonë jam shtatzanë apo kam një fëmijë për të rritur”, u shpreh Curri në “Top Story”.












