Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, foli për detyrë ne tij të re dhe përgjegjësinë e madhe që i ka besuar kryeministri Edi Rama.
Ish-deputeti demokrat Dash Sula tregon se ka vendosur bast me Edi Ramën që brenda 1 viti do të rregullojë fytyrën e këtij institucioni.
“Shiko, unë kam kam kapërcyer ylberin, kam 20 vjet në politikë, nga viti 2005 deri në vitin 2025, dhe duhet privuar vetja nga disa gjëra. Nuk mund të jesh dhe politikan, dhe gangster, dhe hajdut, dhe imoral. Ti duhet të jesh në shërbim të popullit. Kjo është qasja që duhet të kemi. Fytyra e institucionit është drejtuesi i institucionit. Prandaj dhe e kam pranuar dhe detyrën, se unë besoj që ky vend bëhet. Unë kam bindjen që parcelën që unë kam në shtetin shqiptar duhet ta punoj mirë, ta mbjell mirë, ta punoj mirë.
Së unë çdo ditë në 7.30 jam në zyrë, kjo është panegocionueshme me mua. Nuk bëj as pushime as gjëra. Dhe flisja me kolegë që më thoshin Shqipëria nuk bëhet. Por jo, bëhet. Kam vënë një bast me kryeministrin Edi Rama, i kam thënë më lër vetëm 1 vit kohë. Ai ma ofroi vetë detyrën, unë nuk kam kërkuar kurrë. Ai më thirri dhe kontaktoi. Ai më tha ti që më ke qit veshët kaq kohë për këtë gjë, merre bëje, unë po të jap sfidën dhe më tha po se bëre dhe ti, dhe kemi bërë një pakt burrnor për të përmirësuar situatën. Nuk pretendoj që të tjerët nuk kanë punuar, por kemi kaluar në një standart tjetër”, tha Sula.












