Partia Socialiste bëhet e dyta forcë politike që kërkon të regjistrohet në Zgjedhjet Lokale të 14 Majit.
Afati i fundit i përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për regjistrimin e partive politike që do garojnë në zgjedhje është ora 23.59 e datës 6 mars. Shkresa zyrtare mban firmën e Sekretarit për çështjet ligjore dhe zgjedhore, Eridian Salianji dhe është dërguar në KQZ dje, më datë 3 Mars.
Ndërkohë, Partia Demokratike do të futet e përçarë në zgjedhjet lokale pasi Gjykata e Apelit diten e djeshme vendosi që “vula” e PD-së t’i hiqet Sali Berishës dhe t’i jepet grupit të Enkelejd Alibeajt. Në këtë mënyrë kandidatët e nxjerrë nga Primaret e Berishës-Metës nuk mund të garojnë në listat e KQZ me logon e PD-së.












