Monday, September 14, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Përplasja për “pagat” e gjyqtarëve/ Rama i vendosur: Kurrë jo! Kjo nuk është…

by Rilindje
14/09/2026
in EDI RAMA
Përplasja për “pagat” e gjyqtarëve/ Rama i vendosur: Kurrë jo! Kjo nuk është…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbi debatin për pagat e gjyqtarëve dhe kërkesën e tyre për rritje të pagave.

Kreu i qeverisë i është përgjigjur gjyqtarit të Apelit të GJKKO dhe njëkohësisht kreun e Shoqatës së Gjyqtarëve, Engert Pëllumbi.

“E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar…” Kurrë jo, kjo nuk është gjuhë gjykatësi, po gjuhë ultrasi që bërtet në rrugë kundër VAR-it.

Keqardhje dhe disa të vërteta të thjeshta: Askush nuk e zëvendëson dot parlamentin dhe as nuk e urdhëron dot legjislativin se kur duhet ta ngrejë dorën. Vetëm Gjykata Kushtetuese e askush tjetër, ka të drejtën dhe detyrën t’i thotë se kur e ka ngritur dorën gabim, po as ajo vetë nuk i thotë dot kurrsesi pushtetit të pavarur legjislativ se si duhet ta ngrejë dorën.

Politikën e pagave e propozon vetëm qeveria, e miraton vetëm parlamenti dhe e zbaton vetëm qeveria. Gjykata Kushtetuese ndërhyn vetëm nëse cënohet një parim a një normë kushtetuese, që ligjvënësit duhet ta riparojnë pa u cënuar në pavarësinë e tyre, siç e shohin ata të udhës të shprehen me votën e tyre.

Nëse largqoftë, shoqatat e prokurorëve e të gjykatësve kanë vendosur që me mjete politike dhe juridike të koordinuara me zyrat e prokurorive e të gjykatave si një ushtri e rreshtuar kundër qeverisë, të na imponohen me kallzime, sigurime a përmbarime për të rritur pagat e tyre, atëherë jemi përpara një sfide të një lloji të ri, e cila nuk na tremb po na shqetëson pamasë. Por ne nuk duam të jetë kështu dhe unë nuk dua ta lejoj që të ndodhë kështu, sepse ndryshe nga si e mendon ky gjykatësi mediatik, kjo e pagave stratosferike, për ne nuk është çështje inati po sfidë shtetbërjeje europiane e Shqipërisë.

Eshtë shumë e thjeshtë. Tryeza e përgatitur për takimin e kërkuar dhe të anulluar vazhdon të jetë gati. Në 17 shtator mbaron vetëm ky episod i tensionuar publikisht, që mund dhe duhet të ishte shmangur, por nuk shteron nevoja për të komunikuar mes pushteteve të pavarura. Përkundrazi, ajo nuk lindi nga episodi i pagave dhe do të jetë edhe më e madhe në çdo hap deri në anëtarësimin në Bashkimin Europian. Por ne tryezën dhe gatishmërinë kemi, të tjerat janë në gjykimin e gjykatësve:-)”, tha Rama.

NGA KATEGORIA

“Marshimi tonë në BE”/ Rama që në mëngjes jep premtimin e bukur për Shqiptarët…
EDI RAMA

Është një ditë e veçantë! Kryeministri Rama e nis ndryshe mëngjesin e sotëm…

14/09/2026
Përplasja me gjyqtarin Përllumbi/ Reagon Edi Rama: E pabesueshme që e shikon…
EDI RAMA

Përplasja me gjyqtarin Përllumbi/ Reagon Edi Rama: E pabesueshme që e shikon…

13/09/2026
“Ngërçi” me pagat/ Rama “shpërthen” ndaj gjyqtarëve: Çfarë jeni ju? Rroga mbi 5 mijë euro…
EDI RAMA

“Ngërçi” me pagat/ Rama “shpërthen” ndaj gjyqtarëve: Çfarë jeni ju? Rroga mbi 5 mijë euro…

13/09/2026
Përplasje në takimin e Ramës/ Çfarë ndodhi brenda?! Përfaqësuesit largohen, tensione…
EDI RAMA

Përplasje në takimin e Ramës/ Çfarë ndodhi brenda?! Përfaqësuesit largohen, tensione…

13/09/2026
“Duan 3 mijë euro rritje rroge!”/ Rama shpërthen që në mëngjes ndaj gjyqtarëve…
EDI RAMA

Rama “bën sërish llogaritë” për pagat e gjyqtarëve: E pabesueshme sa kushtojnë…

13/09/2026
Jep DORËHEQJEN nga PD/ Kush është demokratja që merr “postin” e bujshëm nga Qeveria Rama…
EDI RAMA

Rama tregon për herë të parë si i zgjedh ministrat e qeverisë: Jam…

13/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Gaz Bardhi befason: Do të votoj i pari ligjin e Edi Ramës që…
POLITIKË

Gaz Bardhi befason: Do të votoj i pari ligjin e Edi Ramës që…

14/09/2026
Përplasja për “pagat” e gjyqtarëve/ Rama i vendosur: Kurrë jo! Kjo nuk është…
EDI RAMA

Përplasja për “pagat” e gjyqtarëve/ Rama i vendosur: Kurrë jo! Kjo nuk është…

14/09/2026
Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…

14/09/2026
Pasi tradhtoi Berishën/ Dash Sula: Ja basti që kam bërë me kryeministrin Edi Rama…
POLITIKË

Pasi tradhtoi Berishën/ Dash Sula: Ja basti që kam bërë me kryeministrin Edi Rama…

14/09/2026
Ish-deputeti socialist merr në dorë “frenat” e Postës Shqiptare në qytetin…
TË TJERA

Ish-deputeti socialist merr në dorë “frenat” e Postës Shqiptare në qytetin…

14/09/2026
LAJM I FUNDIT/ SPAK kërkon burg për deputetin aktual të PD, kush është…
POLITIKË

Ish-deputeti i PD shkon i alarmuar në Komisariatet e Tiranës: Më kanë marrë djalin….

14/09/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!