Policia e Tiranës dërgon për hetim në Prokurori Ardiana Kalanë nën akuzën se ka kanosur kryeministrin Edi Rama.
“Ju e dini shumë mirë që mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta. Jam këtu për t’i thënë dikujt, mjaft u more me foton time me pistoletë, sepse kam një foto më të bukur, kur unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës, atë përdor”, tha Kalaja teksa ka postuar fotografinë duke bërë qitje.
‘Top Channel’ mëson se pas kësaj deklarate të Ardiana Kalasë, policia kërkon hetime për ‘kanosje për shkak të detyrës’ të kryeministrit Edi Rama.












