Një debat i ashpër dhe me tone të larta është regjistruar në studion e emisionit “Top Story”, ku moderatorja Grida Duma është përplasur me drejtorin e komunikimit të PD-së Alfred Lela, duke çuar deri në largimin e tij nga studio.
Përplasja nisi pas një komenti të bërë nga Lela gjatë debatit mbi çështjen e IPARD-it dhe akuzave për vjedhjen e fondeve IPARD të Bashkimit Europian për sektorin e bujqësisë.
Lela këmbënguli se “diskutimi për IPARD-in është shumë me lidhje për mijëra fermerë shqiptarë”, ndërsa Duma e cilësoi qasjen e tij si “pa lidhje”.
Situata arriti kulmin kur diskutimi degradoi në tone personale, ku në një moment, Lela iu drejtua moderatores duke i thënë: “Gishtin mos ma drejto mua, se nuk jam zëdhënësi yt, as rrogëtari yt. Atë gishtin fute ku të duash…”
Menjëherë pas kësaj, Grida Duma reagoi duke i kërkuar largimin nga studio: “Ti je debutuesi këtu, ta drejtoj gishtin 100 herë dhe të nxjerr edhe jashtë sa herë të dua për mungesë etike. Të ikësh, Lela, që ç’ke me atë punë. Dhe fute ti gishtin pastaj. Hajde, ik, dil.”
Pjesë nga debati:
Alfred Lela: është skemë që çdo gjë që ndodh në këtë vend nuk merremi me përgjegjësit, por me opozitën. Ju qofshi. Tabaku foli për IPARD-in, se BE i ka kërkuar qeverisë së kush i vodhi ato lekë dhe bujqit janë më shumë respektin për atë, foli deputetja e PD dhe kjo e meritonte një kompliment. BE i ka ndërprerë sërish fondet për fermerët.
Alfred Lela: Diskutimi për IPARD-in është shumë me lidhje për mijëra fermerë shqiptarë.
Grida Duma: Komplimentoni sa të doni ju Lela, se në strategjinë tuaj publiku ka zgjedhur të mos ju komplimentojë për zero aksion opozitarë.
Alfred Lela: Kush i ka vjedhur fondet, diskutimi për IPARD-in është shumë me lidhje për mijëra fermerë shqiptarë, jo palidhje.
Grida Duma: Krejt pa lidhje është. Dhe e di pse është pa lidhje, se është me sikur.
Alfred Lela: Jo, po duhet të flas opozita çfarë do Top Channel. Këto janë përralla, dokrra hini.
Grida Duma: Top Channel, Lela, të do ty këtu për të thënë të vërtetën, se me këto rritet audienca.
Alfred Lela: Pse, çfarë ishte e pavërtetë? Që jenë vjedhur fondet IPARD? Topi është i jot, penalltinë gjuaje vetë.
Grida Duma: Te fusha ime nuk gjuan dot penallti ti, sado të zgërdhihesh. Se çdo ‘Topi’ ta tregojë unë tani. Topi do që këto deputetët e Tiranës, që po i bëni ju fresk, të shkojnë te ato pallatet atje, të gjenden atje në mëngjes…
Alfred Lela: Gishtin mos ma drejto mua, se nuk jam zëdhënësi yt, as rrogëtari yt. Atë gishtin fute ku të duash. Mos ma drejto gishtin mua.
Grida Duma: Ia drejtoj kujtdo që vjen në studion time për qejf.
Alfred Lela: Mos ma drejto gishtin mua.
Grida Duma: Ti je debutuesi këtu, ta drejtoj gishtin 100 herë dhe të nxjerr edhe jashtë sa herë të dua për mungesë etike. Të ikësh, Lela, që ç’ke me atë punë. Dhe fute ti gishtin pastaj. Hajde, ik, dil.












