Largimi i Dash Sulës nga Partia Demokratike është kthyer në vëmendjen kryesore të dy ditëve të fundit.
Rama tha se “Gjeli i Peqinit” është poshtëruar nga Sali Berisha i cili nuk e futi në listën për deputet.
Komenti i Rames për këtë largim nga radhët e PD nuk i ka shpëtuar Sali Berishës i cili pretendoi se kryeministri e mori në mbrojtje Sulën dhe e krahasoi këtë me “puthjen” e Judës.
“Mbrojtja e kryeministrit është puthja e Judës për Dash Sulën, i cili ka karrierën e tij”, tha Berisha.
Pasi theksoi se e respekton zgjedhjen si thelbin e lirisë të çdo individi, Berisha tha se rreshtimi i Dash Sulës në krah të Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, do të thotë të dalësh kundër opozitës reale të vendit.
“Mendoj se, hapi që bëri, të rreshtohet me opozitën e opozitës, pra de facto, me një patericë të Edi Ramës nuk është zgjidhja, në vlerësimin tim”, nënvizoi Berisha.