Avokati Genc Gjokutaj hyri tek ‘burgu 313’ për të takuar ish-Presidentin Ilir Meta.
Avokati i tha ‘Top Channel’, se po përgatit ankimin për në gjykatën e Apelit të Posaçëm të cilin pritet t’a dorëzojë sot ose të premten.
Prej ditës së kaluar Ilir Meta gjendet i paraburgosur në 313 me masën ‘arrest me burg’. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar një ditë më parë la në burg ish-presidentin Ilir Meta, dhe në detyrim paraqitje Monika Kryemadhin, Ema Çokun dhe Pirro Xhixho.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e së hënës në Tiranë.