Ka nisur protesta e militanteve te Berishes perpara Kryesisë së Kuvendit në të njejten kohe merret vendim për kekesen e SPAK referuar arrestimit te Ish-kryeministrit.
Në këtë protestë merr pjesë dhe Argita Malltezi Berisha, e cila është fotografuar në shoqëri të deputetes se PD-se, Albana Vokshit.
Një numër i madh i forcave të Policisë së Shtetit janë vendosur jashtë ambienteve të Kuvendit dhe pikërisht tek hyrja e deputetëve, të cilët janë pjesë e komisioneve parlamentare. Edhe në anët e tjera të Kuvendit ka një numër të lartë të punonjësve të rendit, të forcave “Shqiponja”, por edhe punonjës të Ndërhyrjes së Shpejtës.
Shumë analiste e kane komentuar kete proteste si “presion ndaj drejtësisë” e cila po kërkon arrestimin e Sali Berishes.












