Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferraj kritikoi procesin e “Primareve” për të cilat thotë se janë një farsë ndërsa “fituesit” imagjinarë do të vendosen në zyrën e Berishës.
Xhaferraj tha se mbrëmjen e djeshme me anë të një e-mail është bërë me dije se janë shtuar edhe 20 kandidatë në listën e primareve të 1 marsit, duke e kthyer procesin e primareve në qesharake.
Gjithashtu Xhaferri paralajmëron se PD-në e pret një tjetër humbje e thellë në zgjedhje.
“Këto nuk janë primare. Do zgjidhet një bashkësi njerëzi për tu futur te zyra e kryetarit për të marrë vendimin kush do jetë. Është kthyer në qesharake, dje në 12 të natës që janë edhe 20 të tjerë në listë që do votohen më 1 mars. E kthejnë procesin në qesharak. Kjo PD në vitet 2005-2009 kishte kapacitet profesionale, intelektualë. Shumë e rëndë që si pasojë e gabimeve politike, partia ka ndjekur axhendën e liderit. Po futemi në zgjedhje duke rrezikuar ti lëmë demokratët edhe 4 vite të tjera jashtë zyrave të shtetit“, tha Xhaferri.












