Saturday, October 3, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Protestat e qytetarëve/ Erion Braçe thirrje Edi Ramës: Duhet të bëni këtë gjë…

by Rilindje
14/06/2026
in POLITIKË
Protestat e qytetarëve/ Erion Braçe thirrje Edi Ramës: Duhet të bëni këtë gjë…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar sërish lidhur me protestat, duke theksuar se ato përbëjnë një të drejtë të plotë demokratike, por nuk mund të ngatërrohen me funksionin e qeverisjes.

Sipas tij protesta paqësore është një mjet legjitim i shprehjes së pakënaqësisë dhe duhet trajtuar si pjesë normale e një shoqërie demokratike. Megjithatë, ai nënvizon se detyra e qeverisë nuk është të merret me protestat, por të fokusohet te puna dhe përgjegjësitë e saj.

“Qeveria nuk është për të qarë protestën, me të e prej saj; qeveria është për të qeverisur!Qeverisni! Këtë bëni, qeverisni”, thotë Braçe duke i bërë kështu thirrje kryeministrit Edi Rama që të fokusohet te qeverisja e vendit dhe të vijojë me punën.

Sipas tij vendin e pret një periudhë e vështirë kjo për shkak të kushteve të motit dhe temperaturave të larta, duke theksuar nevojën për gatishmëri ndaj zjarreve, kujdes për shëndetin e qytetarëve dhe garantimin e shërbimeve bazë, veçanërisht gjatë sezonit të verës dhe fluksit turistik.

● Reagimi i plotë i Erion Braçes:

“O le le o le le protesta nuk është qeverisje!

Protesta paqësore është një e drejtë legjitime, element thelbësor i demokracisë;

Duhet të mësohemi me të, ta pranojmë si të tillë; doemos një qeveri nuk është rehat me protestën përballë, por punë e madhe.

Qeveria nuk është për të qarë protestën, me të e prej saj; qeveria është për të qeverisur!

Qeverisni! Këtë bëni, qeverisni!

Po hyjmë në një stinë të vështirë – nga pikëpamja e motit, pasojave të tij dhe për këtë shkak nga pikëpamja e shërbimeve;

Po hyjmë në stinën e nxehtë e të thatë dhe fenomeni El Niño – për të cilin po bëhen gati të gjithë që nga java e ardhshme, do të na prekë edhe ne me gjithë emergjencën që ai sjell;

Duhet të qeverisim – të bëhemi gati nga pikëpamja mjedisore, veçanërisht me zjarret, nga pikëpamja shëndetësore, veçanërisht me ndikimin në shëndetin e të moshuarve, fëmijëve dhe të sëmurëve kronikë, nga pikëpamja e punës, veçanërisht për të mbrojtur punëtorët, shëndetin e tyre kur punojnë në natyrë, nga pikëpamja e shërbimeve, veçanërisht për furnizimin me ujë për përdorim familjar e bujqësor; po hyjmë në sezonin e lartë të turizmit – fluksi më i madh vjen tani e duhet të jemi gati me gjithçka, përfshirë edhe shërbimet që vitin e kaluar nuk ishin apo nuk funksionuan;

Të gjitha këto janë emergjencë!

Në të përditshmen e qeverisjes duhet të zbatojmë buxhetin; deri në fund të majit kemi mbledhur të ardhura edhe më shumë, por kemi shpenzuar më pak – janë para që i mungojnë ekonomisë, punës, njerëzve; duhet të investojmë!

Ashtu siç duhet të bëjmë gjërat që kemi thënë se do bëjmë; unë po e pres ende vendimin për nënat e fëmijëve me aftësi ndryshe; po pres ende vendimin për fëmijët e porsalindur, skemën e re që duhet doemos pasuruar me elementë të tjerë, përfshirë edhe zgjatjen e lejes së lindjes dhe më shumë.

Janë shumë për t’u bërë nga ato që jemi angazhuar për të bërë!

Protesta është në rrugën e saj legjitime; protestuesit po bëjnë punën e tyre; puna e qeverisë është të qeverisë vendin dhe të shërbejë! Edhe ata në protestë duan shërbime, ndërkohë që janë shumë më shumë që nuk janë në protestë që meritojnë shërbime. Kjo është puna e qeverisë; nëse nuk e bën, kot që rri!”

NGA KATEGORIA

Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

“Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta”/ Deklarata surprizë nga…

02/10/2026
Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026
PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…
POLITIKË

PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…

01/10/2026
“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…
POLITIKË

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

30/09/2026
Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…
POLITIKË

Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…

29/09/2026
“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)
POLITIKË

“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)

29/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Edi Rama jep garancinë dhe zbulon DOSJEN e parë për publikun…
EDI RAMA

Edi Rama jep garancinë dhe zbulon DOSJEN e parë për publikun…

03/10/2026
Video me “pullë të kuqe”/ Reagon për herë të parë këngëtarja Eli Fara: Nuk kam turp! Kush ma bëri….
SHOWBIZ

Video me “pullë të kuqe”/ Reagon për herë të parë këngëtarja Eli Fara: Nuk kam turp! Kush ma bëri….

03/10/2026
Nga kriptoasetet te kanabisi/ Qeveria Rama miraton vendime dhe projektligje të reja
AKTUALITET

Nga kriptoasetet te kanabisi/ Qeveria Rama miraton vendime dhe projektligje të reja

03/10/2026
“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…
BOTA

“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…

02/10/2026
Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos e përdorni Shqipërinë për luftën ndaj…
EDI RAMA

Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos e përdorni Shqipërinë për luftën ndaj…

02/10/2026
Rama tregon “planin” që po sjell ndryshimin DRASTIK: Në Shqipëri do të…
EDI RAMA

“Jemi në fazën përfundimtare”/ Rama jep lajmin për mediat gjermane: Së shpejti, në Shqipëri…

02/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!