Saturday, October 3, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Qeveria “alarmoi” se Pacolli ka lënë peng Aeroportin e Vlorës, vjen reagimi RRUFE i miliarderit: Një…

by Rilindje
10/06/2026
in POLITIKË
“Po përdoret fuqi”, reagon Pacolli: Aeroportin e Vlorës le ta marrin…

Pasditen e kësaj të enjte, miliarderi shqiptar Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj reagimeve të bëra së fundmi nga Ministria e Infrastrukturës, lidhur me marrëveshjen e financimit prej 100 milion eurosh të lidhur mes kompanisë së tij MABCO dhe fondit Delphos Securities për projektin e Aeroportit të Vlorës.

Në reagimin e tij të bërë së fundmi në Facebook, Pacolli e cilëson debatin rreth Delfosit një gënjeshtër të madhe që po shkakton dyshime në opinionin publik.

“Narrativa rreth Delfosit është një GWNJESHTËR e turpshme që ka krijuar huti në opinion dhe ka shërbyer si instrument për GJYQTARË të caktuar që lëshuan vendime gjyqësore të kundërligjshme”, shkruan Pacolli.

Reagimi “rrufe” i biznesmenit shqiptar vjen pak orë pasi në rrjet qarkulloi një artikull ku thuhej se Ministria e Infrastrukturës i ka dërguar një shkresë zyrtare MABCO-s, përmes të cilave ngre dyshime se kompania mund të ketë paraqitur informacion jo të plotë ose të pasaktë në lidhje me detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjet me fondin Delfoos.

Referuar shkresës së nxjerrë nga Ministria, disa dispozita të amendimit të marrëveshjes së huasë nuk përputhen me mënyrën se si kredia është paraqitur më herët nga MABCO pranë autoritetit kontraktues.

Në lidhje me këtë, është raportuar se Ministria shpreh shqetësimin se marrëveshja mund të krijojë detyrime për shoqërinë koncesionare Vlora International Airport (VIA) dhe potencialisht edhe për vetë aeroportin.

Nga ana tjetër, Pacolli shpreh habi për faktin se shqetësimet po ngrihen tani, duke shtuar se pretendimet janë vlerësuar nga Gjykata e Lartë e cila i dha të drejtë atij.

“Për muaj me radhë dëgjuam të njëjtat spekulime, akuza, të njëjtat pretendime, të njëjtat teori, Delfos, Delfos, Delfos. U thanë në studio televizive, në deklarata politike, në procese gjyqësore. Atëherë konsideroheshin thjesht pretendime të një pale në konflikt. Sot, papritur, po shfaqen si shqetësime institucionale”, shkruan ai.

Po ashtu, Pacolli kundërshton idenë se një investitor mund të ngarkojë detyrime mbi të drejta që nuk i zotëron i vetëm, duke theksuar në reagimin e tij se në çdo marrëdhënie koncesionare ekzistojnë kufij të qartë juridikë dhe se asnjë palë nuk mund të disponojë të drejta që u përkasin edhe aktorëve të tjerë, përfshirë shtetin.

Biznesmeni shqiptar kërkon që organet ligjzbatuese të hetojnë atë që e konsideron si përdorim të qëllimshëm të narrativës së Delphos për të ndikuar në vendimmarrje gjyqësore dhe institucionale.

NGA KATEGORIA

Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

“Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta”/ Deklarata surprizë nga…

02/10/2026
Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026
PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…
POLITIKË

PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…

01/10/2026
“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…
POLITIKË

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

30/09/2026
Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…
POLITIKË

Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…

29/09/2026
“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)
POLITIKË

“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)

29/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Edi Rama jep garancinë dhe zbulon DOSJEN e parë për publikun…
EDI RAMA

Edi Rama jep garancinë dhe zbulon DOSJEN e parë për publikun…

03/10/2026
Video me “pullë të kuqe”/ Reagon për herë të parë këngëtarja Eli Fara: Nuk kam turp! Kush ma bëri….
SHOWBIZ

Video me “pullë të kuqe”/ Reagon për herë të parë këngëtarja Eli Fara: Nuk kam turp! Kush ma bëri….

03/10/2026
Nga kriptoasetet te kanabisi/ Qeveria Rama miraton vendime dhe projektligje të reja
AKTUALITET

Nga kriptoasetet te kanabisi/ Qeveria Rama miraton vendime dhe projektligje të reja

03/10/2026
“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…
BOTA

“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…

02/10/2026
Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos e përdorni Shqipërinë për luftën ndaj…
EDI RAMA

Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos e përdorni Shqipërinë për luftën ndaj…

02/10/2026
Rama tregon “planin” që po sjell ndryshimin DRASTIK: Në Shqipëri do të…
EDI RAMA

“Jemi në fazën përfundimtare”/ Rama jep lajmin për mediat gjermane: Së shpejti, në Shqipëri…

02/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!