“Euronews Albania” ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore ku janë pyetur ballë për ballë në total 1 mijë qytetarë në të gjithë Qarkun e Tiranës.
Qytetarët janë pyetur: “Pavarësisht se kë do të votoni ose jo, cila parti mendoni ju se do të fitojë zgjedhjet?”
Kësaj pyetje, 60.4% e qytetarëve në Qarkun Tiranë parashikojnë se zgjedhjet do të fitohen nga PS.
Ndërkohë 21.3% parashikojnë se zgjedhjet do t’i fitojë PD, 2% parashikojnë se do t’i fitojë Shqipëria Bëhet, 1.4% mendojnë se do t’i fitojë Partia Mundësia dhe 1.3 % parashikojnë si fituese Lëvizja Bashkë.
Kurse 12.3% e qytetarëve në Qarkun Tiranë kësaj pyetje nuk i janë përgjigjur.













