Kryeministri Edi Rama, ka bërë një tjetër reagim lidhur me vendimin e dhënë nga Gjykata Administrative e Tiranës, e cila urdhëroi degët e Thesarit të Shtetit të kalojnë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, sipas një vendim të javëve më parë nga Gjykata Kushtetuese.
Në vijim të asaj që sqaroi ditën e djeshme, Rama është shprehur se përmes këtij vendimi, jo vetëm kërkohet rritja e menjëhershme e bagave me 51% për gjykatësit, por edhe “të prapambeturat” që prej prillit 2023.
Më tej Rama ka ndarë edhe një tabelë përmes së cilës shpjegon se sa do të merrte çdo gjykatës personalisht në dorë nesër si shumë të prapambetur, e cila do të arrinte në rreth 130.5 milionë euro, ndërsa kryeministri vë në pikëpyetje mënyrën dhe bazën e kësaj vendimmarrjeje.
“Ndjesë për informimin e pjesshëm mbi kuturisjen e djeshme të Gjykatës Administrative, e cila përmes sigurimit të parë të padisë në historinë botërore jo për të ndaluar një akt po për të kryer një akt, nuk kërkon vetëm rritjen e menjëhershme të pagave me 51% për gjykatësit, po edhe “të prapambeturat” që nga prilli 2023, sepse sipas tyre pagat duhet t’u ishin rritur që atëherë aq sa duan t’i rrisin vetë tani. Gjeni në tabelën bashkëngjitur sa do të merrte çdo gjykatës personalisht në dorë nesër si shumë të prapambetur, sikur ministri i financave të shkelte ligjin dhe të shkonte pas berihajit të kësaj vendimmarrjeje ekstra-parlamentare”, ka shkruar Rama, teksa publikon fotografine me poshte:













