Edi Rama u ka kërkuar falje të gjithë shqiptareve që kanë kaluar një kalvar të gjatë sorollatjesh nga zyra në zyrë për të marrë pronësinë e tokës së tyre. Duke e përshkruar “sterr të zezë” gjendjen në të cilën ndodhet Kadastra, Rama tha se fajtore për këtë situatë është Partia Socialiste.
“Unë dua ta them me gojën plotë dhe kokën ulur se sot është dita për t’i kërkuar ndjesë në emër të PS të gjithë shqiptarëve që kanë kaluar në zinxhirin e torturave në Kadastër. Kjo ndjesë është e kryetarit të një partie fajtore, natyrisht nuk është e gjithë partia, por udhëheqja e partisë në radhë të parë që ka dhënë shembullin më të shëmtuar”, tha Rama. Kreu i qeverise i ashpër ka qenë edhe me ministrat, deputetët dhe kryetarëve të Bashkive, ku tha se do e shijojë momentin ku politika të mos gjejë asnjë shteg për të ndërhyrë në pronësinë e një prone.
“Ju ftoj të gjithëve ta provoni dhe do e ndjej dhimbjen tuaj, ku nuk mund të gjeni se ku kapet një pronë më”, u shpreh Rama.












