Kryeministri Edi Rama reagoi pas postimit të këshilltarit amerikan të PD, Chris LaCivita, ku publikoi videon e një bufi që ha një mi.
Kryesocialisti drejtoi pyetjen se cili është miu, duke e quajtur LaCivita latif nga Amerika i sjellë nga bufi në Shqipëri.
Sipas Ramës, këshilltari gjeti budallenj që i paguajnë paratë, duke nënkuptuar demokratët.
“Bufi ka sjellë edhe një latif nga Amerika, latifi për të gjithë ne që jemi rritur në lagjet e Tiranës të kujton atë të fortin e lagjes që qullësi poshtë pallatit e thërret hajde se do të më rrahin, kishte publikuar dje një video një buf që ha një mi dhe kishte ngritur pyetjen kush është miu, të gjesh budallenj që të paguajnë gjithë ato para për të duartrokitur ia fut në atë farë feje është vërtet të kesh lindur me këmishë. Duke nisur nga Luli që harroi që ishte mi dhe u soll si ari dhe deri tek ai i shkreti nga Kavaja, fituesi i primareve të Tiranës që besoi si njeriu tek bufi dhe ai e kullufiti sikur të ishte një mi. Kjo është historia e kënetës, historia jonë është një tjetër”, tha Rama.