Kryeministri Edi Rama u largua para kohe në tryezën e diskutimit me përfaqësues të Bankës së Shqipërisë për shkak se do kryejë një udhëtim drejt Spanjës.
Rama konfirmoi se Shqipëria në vitin 2027 do të jetë mikpritëse e Kongresit Botëror të Ligjit. Gjatë rrugën për Spanjë, Rama është shprehur se përzgjedhja e Tiranës për të pritur Kongresin Botëror i Ligjit në 2027, është një trofe i Shqipërisë në formën e konsideratës së lartë që ka krijuar vendi ynë falë Reformës në Drejtësi.
“Një kërkese ndjese sepse kemi një udhëtim për jashtë dhe më duhet të largohem. Ju kërkoj shumë ndjesë, por është një koment i rëndësishëm sepse duhet të marrin konfirmimin e një aktiviteti me shumë më vlerë për Shqipërinë. Shqipëria është bërë mikpritëse e Kongresit Botëror të Ligjit, në 2027. Prandaj, duhet të shkojmë ta marrim këtë gjë. Kongresi do të jetë një mundësi e shkëlqyer për vendin tuaj për t’i paraqitur botës përparimet e mëdha drejt një demokracie të fortë të respektit ndaj ligjit ndërkombëtar, dhe respekti ndaj sundimit të ligjit”, tha Rama.












