Rruga e re e cila do të lidhë aeroportin ndërkombëtar të Vlorës me autostradën Fier-Vlorë po transformohet rrënjësisht duke përmirësuar standardet për qarkullimin e automjeteve.
Kryeministri Edi Rama ka ndare pamjet nga ky kantier ku po vijon puna, ndërkohë që rruga konsiderohet pjesë shumë e rëndësishme e të gjithë projektit të integruar që ka të bëjë me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.
Rama tha se “Ky segment do të ketë të gjithë parametrat e nevojshëm për të siguruar që qarkullimi i automjeteve të vijojë dhe mbi të gjitha të përballojë fluksin e lartë të mjeteve që pritet të vijë menjëherë pasi aeroporti të nis nga puna me fluturimet”. Aeroporti i Vlorës do të jetë aeroporti më i madh në Ballkan, duke qenë kështu një ndër investimet më të rëndësishme për ekonominë e vendit.












