Monday, May 18, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Rama tregon lajmin e madh/ Çfarë pritet ditën e martë nga Bashkimi Europian…

by Rilindje
18/05/2026
in BOTA
Ka ngecur integrimi në BE? Deputetja e PS tregon gjithçka dhe zbulon të vërtetën…

Bashkimi Europian pritet të rishqyrtojë ditën e martë raportin e ndërmjetëm për Shqipërinë (IBAR), i cili ka të bëjë me kapitujt themelorë të shtetit të së drejtës dhe demokracisë.

Burimet diplomatike bëjnë me dije se në mbledhjen e thirrur në orën 10:00, përfaqësuesit e vendeve anëtare (COELA) do të diskutojnë draftin final. Pas diskutimeve të gjata të nisura që nga fundi i shkurtit dhe nën ndërmjetësimin e Presidencës Qipriote, palët duket se kanë arritur një dakordësi politike, duke rritur pritshmëritë për një vendim pozitiv.

Megjithatë, raporti fillestar pozitiv i Komisionit Europian ka pësuar ndryshime të rëndësishme për shkak të kërkesave të vendeve anëtare. Përveç 24 kushteve fillestare, pritet që dokumenti final të përmbajë kritere shtesë dhe më të ashpra.

Gjermania, Holanda dhe Rumania kanë insistuar për ashpërsimin e kritereve sa i përket luftës ndaj korrupsionit (veçanërisht në administratën publike) dhe lirisë së medias. Rumania, Greqia dhe Bullgaria kanë kërkuar masa më strikte për respektimin e pakicave kombëtare. Austria ka kërkuar shtrëngim të kritereve ekonomike, ndonëse Komisioni Europian ka qenë kundër. Nga ana tjetër, vende si Spanja, Italia dhe Franca e kanë cilësuar draftin e ri si më të ashpër se sa duhet për Shqipërinë.

Miratimi i këtij raporti është vendimtar, pasi pa të vendi nuk mund të kalojë në fazën tjetër. Nëse vendimi i nesërm do të jetë pro, raporti kalon për formalizim në COREPER dhe më pas në Konferencën Ndërqeveritare. Kjo do t’i hapte rrugë objektivit të qeverisë shqiptare për mbylljen e 10 kapitujve brenda këtij viti, ku tre prej tyre (politika e jashtme, arsimi dhe kërkimi shkencor) janë tashmë gati.

Ndërkohë, paralelisht po punohet edhe për një kusht tjetër urgjent të BE-së, gjithëpërfshirjen politike. Mazhoranca dhe opozita po negociojnë rregulloren e re të Kuvendit, e cila pritet të votohet në seancën plenare të datës 21 maj, pavarësisht disa pikëpyetjeve që mbeten ende të hapura për ndarjen e komisioneve dhe sekretariatin e etikës.

NGA KATEGORIA

Mjekët amerikanë në Berat, vizita dhe medikamente falas për…
BOTA

Mjekët amerikanë në Berat, vizita dhe medikamente falas për…

16/05/2026
Beleri për takimin Rama-Mitsotakis: Problemet janë ende në tavolinë, ja çfarë nuk…
BOTA

Beleri për takimin Rama-Mitsotakis: Problemet janë ende në tavolinë, ja çfarë nuk…

14/05/2026
A do të udhëtojnë shqiptarët pa viza drejt Anglisë? Ambasadori britanik tregon gjithçka…
BOTA

A do të udhëtojnë shqiptarët pa viza drejt Anglisë? Ambasadori britanik tregon gjithçka…

14/05/2026
Ka ngecur integrimi në BE? Deputetja e PS tregon gjithçka dhe zbulon të vërtetën…
BOTA

Ka ngecur integrimi në BE? Deputetja e PS tregon gjithçka dhe zbulon të vërtetën…

13/05/2026
E quajti Gonzaton “ambasador i Ramës”/ Diplomatët e vendeve të BE i përgjigjen Sali Berishës…
BOTA

E quajti Gonzaton “ambasador i Ramës”/ Diplomatët e vendeve të BE i përgjigjen Sali Berishës…

10/05/2026
ZHVILLIM I FUNDIT/ Hantavirusi “afër” Shqipërisë, alarmohet Italia
BOTA

ZHVILLIM I FUNDIT/ Hantavirusi “afër” Shqipërisë, alarmohet Italia

10/05/2026

LAJMET E FUNDIT:

Ka ngecur integrimi në BE? Deputetja e PS tregon gjithçka dhe zbulon të vërtetën…
BOTA

Rama tregon lajmin e madh/ Çfarë pritet ditën e martë nga Bashkimi Europian…

18/05/2026
E bujshme/ Edi dhe Linda Rama, vizitë zyrtare në shtetin e pazakontë, ja çfarë pritet…
EDI RAMA

E bujshme/ Edi dhe Linda Rama, vizitë zyrtare në shtetin e pazakontë, ja çfarë pritet…

18/05/2026
Termometri do të ‘shpërthejë’, por mos u gëzoni para kohe/ Porja: Ja çfarë ndodh në maj…
AKTUALITET

Termometri do të ‘shpërthejë’, por mos u gëzoni para kohe/ Porja: Ja çfarë ndodh në maj…

18/05/2026
Drejtori i Policisë lëshon URDHËRIN e prerë: E patorerueshme! Godisni…
AKTUALITET

Drejtori i Policisë lëshon URDHËRIN e prerë: E patorerueshme! Godisni…

17/05/2026
Mesazh për Ramën? Braçe publikon video me sopatë në dorë: Njerëzit po vuajnë…
POLITIKË

Mesazh për Ramën? Braçe publikon video me sopatë në dorë: Njerëzit po vuajnë…

17/05/2026
Berisha i kërkon dorëheqjen/ Rama LËVIZJE të menjëhershme ditën e hënë, mbledh…
EDI RAMA

“Së shpejti do të vijë lajmi i ri”/ Rama ka një vendim FANTASTIK për…

17/05/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!