Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Turqi ku dhe po merr pjesë në TRT World Forum.
Ka qenë vetë Rama i cili në llogarinë e tij në “Facebook” ka publikuar foto ku shfaqet krah presidentit turk, Recep Erdogan.
“Në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë”, shkruan Rama.
TRT World Forum është një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.