Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në prag të nisjes së punimeve të Kuvendit dhe shpalljes së kabinetit të ri qeveritar, ka komentuar situatën në të cilën partitë politike janë me njëra-tjetrën.
Ylli Manjani, përmes shifrave ka theksuar se opozita është drejt shuarjes, ndërkohë që paralelisht, Partia Socialiste do të rikthehet sërish në Kuvend si një forcë politike “dominuese”.
“Numrat janë matësit më të ftohtë të një realiteti. Pa asnjë dyshim kështu është. Morali që përpiqet të relativizojë numrat është masturbim. Krejt i pakuptimtë. Dmth PS ka sot 83 mandate në parlament. Pra, veç me numrat e vetë pa të tjerët, ka thuajse 3/5-at e Parlamentit. Ska asnjë moral tjetër që e relativizon këtë gjendje faktike. Shifra është treguesi i një realiteti. Dhe realiteti politik që tregojnë shifrat parlamentare nuk është aspak relativ por krejt i pastër. Kemi një PS dominuese dhe një opozitë drejt shuarjes”, shkruan nder te tjera Ylli Manjani.












