Kryesia e PD ka vendosur se do të zhvillojë një protestë kombëtare më datën 6 tetor, menjëherë pas dënimit nga Gjykata me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji.
Flamur Noka ka propozuar protesta në çdo qark, bllokim të rrugëve, porteve dhe aeroporteve. Gjithashtu ai ka propozuar dhe bllokim të universiteteve duke bërë premtime qesharake se me “revolucionin imagjinar” do të rrëzojë qeverinë Rama.
“PD me përgjegjshmëri absolute e trajtoi këtë situatë dhe ka vendosur që të përvijojë aksionin e saj. Data 6 do të jetë dita e parë e aksionit opozitar të vjeshtës. Nuk bëhet fjalë për protestë thjeshtë kombëtare; përshkallëzim. E kemi thënë dhe po e them sot, përshkallëzim. Radikalizim. Nuk do të thotë që të mblidhemi në bulevard, por që do të thotë se do të jemi në terren në të gjitha akset kryesore. Bllokimi i akseve do të jetë një nga idetë që do ti propozohen këshillit kombëtar. Qytetarët janë të revoltuar dhe ata kanë nevojë që ne t’i kontaktojmë dhe të ju prijmë. Edi Rama do të rrëzohet dhe ky regjim do të rrëzohet”, tha Noka.












