Saturday, June 20, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Rruga për në ferr!”/ Rama përgëzon qytetarët që dalin në protestë për flamingot…

by Rilindje
18/06/2026
in POLITIKË
Do tërhiqet nga Zvërneci? Rama i “prerë” tregon VENDIMIN pas protestave: Të q*fsha ropt…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mesditën e kësaj të enjte në lidhje me protestën që po mbahet në Tiranë për mbrojtjen e flamingove, për të cilën përgëzon qytetarët.

Ndërsa shton se qëllimet e mira, ashtu siç janë investimet amerikane në vendin tonë, shndërrohen në të këqija në momentin kur nuk matet realiteti.

“Historia është plot me zhvillime të nisura me sloganet më fisnike dhe emocionet më të sinqerta, por të përfunduara në intolerancë, fanatizëm apo shkatërrim, si rezultat i këputjes së lidhjes së perceptimit me realitetin, imagjinatës me faktet dhe shqetësimit me arsyen.

Prandaj nëse qëllimet e mira nuk i nënshtrohen provës së fakteve, nëse pasioni për ndryshim nuk drejtohet nga arsyeja dhe nëse bindjet e forta nuk shoqërohen me dëshirën për të dëgjuar, distanca mes mbrojtjes së një parimi, një qëllimi apo një kauze dhe shndërrimit të tyre në dogmë përjashtuese bëhet shumë e shkurtër. Dhe mu kështu, rruga për në ferr nuk shtrohet me qëllime të këqija, por me qëllime të mira që nuk pranojnë të maten me realitetin” shkruan Rama në reagimin e tij.

Më tej kryeministri shfaq simpatinë e tij për qytetarët të cilët protestojnë me flamingot rozë në shesh, për të cilat shkruan se ngjallin shumë hijeshi në krahahasim me demostrimet politike që janë të varfra në argumente.

“Unë kam simpati të sinqertë për këdo që në këtë protestë hyri nga alarmi i natyrës në rrezik. Madje kjo formë estetike e demonstrimit, me siluetat e flamingove rozë, më gëzon me hijeshinë që përndryshe do t’i mungonte një proteste qytetare për natyrën të kthyer ngutshëm në një demonstrim politik të skamur në ide, të varfër në argumenta, të degraduar në fjalor dhe të shëmtuar në bullizmin e tij rrugor apo digjital ndaj kujtdo që mendon ndryshe” shton më tej Rama.

Në përmbyllje të reagimit të tij kryeministri Edi Rama shkruan se problemi i vetëm në këtë mes mbetet mosndarja e sorrave nga flamingot, që shkakton kështu një zbehje të bukurisë së zogjve ngjyrë rozë që së fundmi janë shndërruar në simbol të protestës.

NGA KATEGORIA

Intervista në SHBA/ Rama befason: I vetmi armik i Shqipërisë është…
POLITIKË

Intervista në SHBA/ Rama befason: I vetmi armik i Shqipërisë është…

19/06/2026
Protestuesit rrethojnë befasisht Kuvendin, deputetët mbeten të bllokuar/ Me urgjencë Garda…
POLITIKË

Protestuesit rrethojnë befasisht Kuvendin, deputetët mbeten të bllokuar/ Me urgjencë Garda…

18/06/2026
VIDEO/ Deputeti socialist Ardit Bido rrezikon shumë! Futet mes turmës së protestuesve…
POLITIKË

VIDEO/ Deputeti socialist Ardit Bido rrezikon shumë! Futet mes turmës së protestuesve…

18/06/2026
Protestuesit të pandalshëm! Prej 5 orësh në marrshojnë në mes të Kryeqytetit…
POLITIKË

“Berisha në burg”/ Tension në protestë, demokratët të revoltuar, tentojnë t’i…

18/06/2026
Iu hoq apo jo “Non Grata”?! SHBA befason me vendimin e fundit për Berishën/ Bëhet “lëmsh”…
POLITIKË

Iu hoq apo jo “Non Grata”?! SHBA befason me vendimin e fundit për Berishën/ Bëhet “lëmsh”…

18/06/2026
Klevis Balliu “u jep zgjidhje” protestuesve: Ejani bëni këtë gjë! Nxjerrim…
POLITIKË

Klevis Balliu “u jep zgjidhje” protestuesve: Ejani bëni këtë gjë! Nxjerrim…

18/06/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Kinezët i kanë vënë syrin Shqipërisë”/ Ambasada e SHBA reagon pas deklaratave të Ramës…
EDI RAMA

LAJM I MIRË/ Miratohet VKM-ja! SHBA i jep Shqipërisë 302 milionë dollarë për…

19/06/2026
LAJM I FUNDIT/ Tërmet në Shqipëri, ja magnituda dhe epiqendra e lëkundjeve…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Tërmet në Shqipëri, ja magnituda dhe epiqendra e lëkundjeve…

19/06/2026
“Largohu që tani”/ Gazetarja përzë nga studio Albatros Rexhajn, analisti “i mërzitur” për Edi Ramën: Unë…
TË TJERA

“Largohu që tani”/ Gazetarja përzë nga studio Albatros Rexhajn, analisti “i mërzitur” për Edi Ramën: Unë…

19/06/2026
Intervista në SHBA/ Rama befason: I vetmi armik i Shqipërisë është…
POLITIKË

Intervista në SHBA/ Rama befason: I vetmi armik i Shqipërisë është…

19/06/2026
Do tërhiqet nga Zvërneci? Rama i “prerë” tregon VENDIMIN pas protestave: Të q*fsha ropt…
EDI RAMA

Nga Zvërneci, BE-ja dhe deri te Spiropali/ Zbardhet LËVIZJA urgjente e socialistëve…

19/06/2026
Mbi 245 mijë familje marrin “çekun” me lekë/ Qeveria Rama nuk ndalet: Ja kush përfiton…
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT/ Qeveria Rama merr vendimin e papritur: Nga sot shfuqizojmë…

19/06/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!