57.2% e shqiptarëve kanë besim tek kreu i qeverisë, Edi Rama, sipas sondazhit të realizuar nga Top Channel në bashkëpunim me kompaninë “Angi Richerce”.
Ky është sondazhi i parë i realizuar, ku janë intervistuar 1017 qytetarë të bashkisë Tiranë mbi 18 vjeç në një periudhë kohore 20-25 mars. Marzhi i gabimit është 2.2%, ndërsa intervistat janë realizuar përmes telefonatave, skype apo web.
Duke iu referuar këtij zondazhi, kryebashkiaku aktual i Tiranës, Erion Veliaj, është fitues i zgjedhjeve të 14 Majit me një diferencë të madhe me kundërshtarët e tij. Nëse qytetarët e Tiranës do të votonin sot për Bashkinë, sondazhi nxjerr fitues Veliajn me 53.8% të votave, kundrejt 32.9% për Belind Këlliçin. Pra, mes tyre ka një diferencë prej 21 pikësh, çka e bën Veliajn fitues të padiskutueshëm të garës në Tiranë.












