Sali Berisha ka komentuar zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, teksa tha se nuk ka bërë parashikime se sa mandate mund të sigurojë Partia Demokratike.
I pyetur nga gazetarët se sa mandate mund të fitojë PD, Berisha u përgjigj shkurtimisht se nuk jep kurrë përqindje dhe numra.
Pavarësisht se sondazhet paralajmërojnë një humbje katastrofë së koalicionit të Berishës, kryedemokrati u justifikua duke thënë se “nuk jam profet për të bërë parashikime”.
“Siç e kam theksuar nuk jap kurrë përqindje e numra nuk jam profet dhe nuk marr rolin e profetit. Po mundohem të siguroj mbështetje madhore për fitoren 11 Majit”, tha Berisha.












