E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nanci Van Horn, ka zhvilluar paraditen e kësaj të enjteje, një takim me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Van Horn është parë teksa ka hyrë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku është takuar kokë më kokë me Bardhin. Takimi mes diplomates amerikane dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së zhvillohet në një moment të veçantë për opozitën shqiptare, pasi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Berisha udhëtoi drejt SHBA-së të premten e kaluar, ku përveç takimeve me përfaqësues të diasporës shqiptare, ka marrë pjesë edhe në aktivitete politike. Ku vetëm së fundmi ai marrë pjesë edhe në Koventën e Republikanëve.
Ndërkohë sa i përket takimit të Bardhit me zyrtaren amerikane deri më tani nuk ka detaje, ndërsa nga palët nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar mbi temat që kanë diskutuar.












