Saturday, October 3, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Sara Mila jep DETAJE nga mbledhja e socialistëve: Dorëeqja e Ramës dhe zgjedhjet e parakohshme…

by Rilindje
21/06/2026
in POLITIKË
Sara Mila jep DETAJE nga mbledhja e socialistëve: Dorëeqja e Ramës dhe zgjedhjet e parakohshme…

Deputetja socialiste Sara Mila ka zbuluar më shumë detaje lidhur me mbledhjen e Grupit Parlameentar të PS, të mbajtur ditën e sotme. Sipas saj qeveria dhe Partia Socialiste e respoektojnë protestën dhe çmojnë lirinë e fjalës por bëri të qartë se dorëheqja e kryeministrit apo zgjedhjet e reja nuk mendohen.

“Megjithatë, nëse ka diçka për të cilën i gjithë grupi parlamentar është në unison, është fakti se padiskutim respektojmë protestën dhe çmojmë shumë lirinë e fjalës dhe veprimit në të. Por në asnjë moment në fakt nuk e shohim këtë protestë siç shumë herë edhe është diskutuar në media apo është folur në fakt edhe në studio të ndryshme televizive, ku mund të jetë dorëheqja një opsion apo ku mund të jenë zgjedhjet e parakohshme një opsion tjetër”, është shprehur Mila në emisionin “Review” në Euronews.

Teksa më tej ka shtuar se premtimi i PS ndaj Shqipërisë është BE-ja, edhe për këtë kanë marrë 83 mandate.

Pjesë nga fjala e Sara Milas: “Ne në fakt ditën e sotme vijmë nga një ditë ku kemi pasur një mbledhje të zgjeruar në fakt, të përmuajshme, siç është bërë tashmë traditë. Çdo muaj ne bëjmë një mbledhje më të zgjeruar sesa ato që zakonisht i bëjmë çdo fillim jave me drejtuesin e grupit tonë, me zotin Taulant Balla. Patjetër që nuk mund të ishte jashtë vëmendjes ditës së sotme edhe protesta. Ndamë gjithçka me njëri-tjetrin, mendime, ide. Ishte një diskutim shumë i hapur ku gjithsecili pati momentin e vet për të thënë të tijën.

Megjithatë, nëse ka diçka për të cilën i gjithë grupi parlamentar është në unison, është fakti se padiskutim respektojmë protestën dhe çmojmë shumë lirinë e fjalës dhe veprimit në të. Por në asnjë moment në fakt nuk e shohim këtë protestë siç shumë herë edhe është diskutuar në media apo është folur në fakt edhe në studio të ndryshme televizive, ku mund të jetë dorëheqja një opsion apo ku mund të jenë zgjedhjet e parakohshme një opsion tjetër.

Ne jemi në mes të një procesi të cilit ia kemi premtuar shqiptarëve të paktën një vit e pak më parë kur morëm edhe 83 mandate. Jemi në mes të një procesi negociatash me Bashkimin Europian. Gjithçka po shkon mirë dhe mbarë në atë aspekt. Ju vetë e keni parë progresin e Shqipërisë, jo vetëm në fjalë në fakt që mund të themi ne si përfaqësues të Partisë Socialiste të mazhorancës, por faktike ato që vetë Bashkimi Europian thotë. Jemi në gjysmë të rrugës për të mbyllur disa prej kapitujve më të rëndësishëm dhe po vrapojmë drejt targetit që të mund t’i mbyllim ato të gjitha në vitin 2027. Prandaj nuk shohim realisht arsye për të ndalur këtë hap, për të ndalur këtë sfidë që kemi me veten, me historinë e për të cilën në fakt shqiptarët na besuan”

NGA KATEGORIA

Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

“Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta”/ Deklarata surprizë nga…

02/10/2026
Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026
PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…
POLITIKË

PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…

01/10/2026
“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…
POLITIKË

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

30/09/2026
Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…
POLITIKË

Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…

29/09/2026
“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)
POLITIKË

“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)

29/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Nga kriptoasetet te kanabisi/ Qeveria Rama miraton vendime dhe projektligje të reja
AKTUALITET

Nga kriptoasetet te kanabisi/ Qeveria Rama miraton vendime dhe projektligje të reja

03/10/2026
“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…
BOTA

“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…

02/10/2026
Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos e përdorni Shqipërinë për luftën ndaj…
EDI RAMA

Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos e përdorni Shqipërinë për luftën ndaj…

02/10/2026
Rama tregon “planin” që po sjell ndryshimin DRASTIK: Në Shqipëri do të…
EDI RAMA

“Jemi në fazën përfundimtare”/ Rama jep lajmin për mediat gjermane: Së shpejti, në Shqipëri…

02/10/2026
Videot me “pullë të kuqe” te Adi Hilës me femrat VIP “thyen” rrjetin, mbërrin DENONCIMI i parë në Polici…
AKTUALITET

Videot me “pullë të kuqe” te Adi Hilës me femrat VIP “thyen” rrjetin, mbërrin DENONCIMI i parë në Polici…

02/10/2026
VIDEO/ Erion Braçe përplaset fizikisht me banorët, një protestues tenton ta godasë me…
AKTUALITET

VIDEO/ Erion Braçe përplaset fizikisht me banorët, një protestues tenton ta godasë me…

02/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!