Saturday, June 27, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Shkarkimi i Balluku bën jehonë, ja çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare…

by Rilindje
27/02/2026
in BOTA
“Nis më 24 shkurt”/ Ministrja Balluku ka një lajm të mirë për familjet Shqiptare…

Shkarkimi i Belinda Ballukut një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan se “Balluku u shkarkua, ndërsa ajo përballet me akuzat për abuzime me tenderat publik”, ndërsa theksohet se këto akuza kanë nxitur edhe protestat e opozitës.

“Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK, ngriti aktakuzë ndaj Ballukut në dhjetor, nën dyshimin se ka ndërhyrë në dhënien e dy kontratave ndërtimi në vitin 2021, me vlerë mbi 200 milionë euro”, thuhet më tej në shkrimin e “Reuters”.

Ndërkohë Parlamenti pritet të vendosë më 5 mars nëse do të votojë apo jo për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke i hapur rrugë SPAK për ta arrestuar atë.

Kryeministri, i cili drejton vendin që prej vitit 2013, nuk dha arsye konkrete për shkarkimin e saj, që erdhi në kuadër të një riorganizimi më të gjerë të qeverisë, ku u prekën shtatë poste, përfshirë ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm.

Zëdhënësja e qeverisë, Manjola Hasa, deklaroi për Reuters se “Rama kishte paralajmëruar që në fillim të mandatit se riorganizimet mund të ishin më të shpeshta, ndërsa gjatë katër muajve të fundit kishte refuzuar tre herë dorëheqjen e Ballukut”.

“Që prej marrjes së saj të pandehur, forca më e madhe opozitare, ka organizuar protesta duke kërkuar dorëheqjen e Ramës. Gjatë tubimeve janë regjistruar përplasje, ku protestuesit kanë hedhur bomba molotov, ndërsa ka pasur të lënduar si nga radhët e policisë ashtu edhe të demonstruesve”, shkruan Reuters.

Shqipëria, e cila synon anëtarësimin në deri në vitin 2030, përballet me presion nga Brukseli për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Zyrtarë të BE-së kanë deklaruar se po ndjekin nga afër mënyrën se si qeveria po i trajton çështjet e korrupsionit, duke theksuar se progresi në këtë drejtim është kyç për integrimin evropian të vendit”, mbyll artikullin “Reuters”.

NGA KATEGORIA

Tirana “zien” nga protesta e të rinjve/ Eurodeputetja italiane BEFASON të gjithë me reagimin…
BOTA

Tirana “zien” nga protesta e të rinjve/ Eurodeputetja italiane BEFASON të gjithë me reagimin…

26/06/2026
Donald Trump do të mbledhë Bordin e Paqes në Qipro, por a do të marrë pjesë Edi Rama?
BOTA

Donald Trump do të mbledhë Bordin e Paqes në Qipro, por a do të marrë pjesë Edi Rama?

25/06/2026
Mik me Ramën/ Ali Ahmeti mesazh për protestat në Tiranë: Mos kujtoni që…
BOTA

Mik me Ramën/ Ali Ahmeti mesazh për protestat në Tiranë: Mos kujtoni që…

24/06/2026
Vendi “zien” nga protestat/ Rama në krah të Macron jep LAJMIN E MIRË: Çfarë pritet…
BOTA

Vendi “zien” nga protestat/ Rama në krah të Macron jep LAJMIN E MIRË: Çfarë pritet…

24/06/2026
Rama pritet në Paris nga Macron/ Çfarë biseduan dy liderët…
BOTA

Rama pritet në Paris nga Macron/ Çfarë biseduan dy liderët…

22/06/2026
Protesta e “Zvërnecit”/ Vjen reagimi i parë nga BE, eurodeputetja paralajmëron: Në fund të Qershorit…
BOTA

Protesta e “Zvërnecit”/ Vjen reagimi i parë nga BE, eurodeputetja paralajmëron: Në fund të Qershorit…

17/06/2026

LAJMET E FUNDIT:

Ikballe Huduti me deklaratë SKANDALOZE pasi u shpall “non grata”: Edi Rama e ka vendin në…
POLITIKË

Ikballe Huduti me deklaratë SKANDALOZE pasi u shpall “non grata”: Edi Rama e ka vendin në…

26/06/2026
Arlind Qori merr një mandat të ri në krye të “Lëvizjes Bashkë”, paralajmëron largimin nga posti në vitin…
POLITIKË

Arlind Qori merr një mandat të ri në krye të “Lëvizjes Bashkë”, paralajmëron largimin nga posti në vitin…

26/06/2026
Tirana “zien” nga protesta e të rinjve/ Eurodeputetja italiane BEFASON të gjithë me reagimin…
BOTA

Tirana “zien” nga protesta e të rinjve/ Eurodeputetja italiane BEFASON të gjithë me reagimin…

26/06/2026
Lëvizje surprizë! Çfarë ndodhi gjatë natës në protestën përballë Kryeministrisë…
POLITIKË

Lëvizje surprizë! Çfarë ndodhi gjatë natës në protestën përballë Kryeministrisë…

26/06/2026
Alarm i kuq/ “Përvëlohet Shqipëria”, Sinoptikania tregon surpirzat e motit, çfarë na pret këto 3 ditë…
AKTUALITET

Alarm i kuq/ “Përvëlohet Shqipëria”, Sinoptikania tregon surpirzat e motit, çfarë na pret këto 3 ditë…

26/06/2026
Autokolona nga Kosova vjen për protestë/ Rama e zbulon: Po e bëjnë për…
EDI RAMA

Rama befason që në mëngjes, publikon mesazhin: Dorëhiqu Kryeministër se e bëre…

26/06/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!