Këshilli Bashkiak voton pro për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliajt.
PS e PD votoi pro propozimit për shkarkimin e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, propozim që tashmë përmes Prefektit, i kalon Këshillit të Ministrave.
Me propozim të Endrit Braimllarit, kërkesës së PS, iu bashkuan edhe dy kërkesat që më herët kishte bërë opozita për shkarkimin e Veliajt, ajo e PD dhe Endri Shabanit.
Në votim, nuk mori pjesë Fabjan Topollaj i Bindjes Demokratike, i cili gjatë fjalës së tij tha se procedura për shkarkimin e Veliajt është e gabuar.
Nga salla u larguan dy këshilltarët e PS, Aldo Merkoçi dhe Alfred Muharremi, të cilët nuk morën pjesë në votim.












