Kryeministri Edi Rama është takuar me përfaqësuesin për Politikën e Jashtme, Josep Borell i cili tha se Shqipëria ka bërë progres drejt rrugës së Bashkimit Europian.
Përfaqësuesi i lartë i BE ka falenderuar kryeministrin Edi Rama lidhur me përpjekjet që ky i fundit ka bërë për të çtensionuar situatën në veri të Kosovës.
“Jam i lumtur të shoh që Shqipëria ka bërë progres në ecurinë e saj drejt BE. Procesi mbështetet shumë te mbështetja dhe angazhimi i qeverisë gjë që unë e kam vënë theksin në diskutimin me Ramën që duhet të bashkëpunojmë me të gjitha grupet e interesit në këtë moment kritik thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Jam i vetëdijshëm që ky pozicion e bën Shqipërinë një target por është e rendësishme që Shqipëria do ketë gjithmonë mbështetjen e BE. Faleminderit sërish kryeministrit Edi Rama për dialogun qe zjgidh situatën në Prishtinë”, tha Borell.












