Në 5 paraburgime dhe burgje të sigurisë së lartë në vend, pritet të vendoset sistemi anti-dron, me qëllim parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara në qeli nëpërmjet këtyre mjeteve fluturuese.
Ky sistem do të vendoset në paraburgimin 313 në Tiranë, në të cilin ndodhen më të rrezikshmit e botës së krimit në Shqipëri.
Në këtë paraburgim mbahen po ashtu dhe 13 të penduar të drejtësisë, të cilët me rrëfimet e tyre kanë ndihmuar prokurorinë të cmontojë banda të rrezikshme kriminale.
Ky sistem antidron do të vendoset edhe në burgjet e sigurisë së kartë në Drenovë, Fier, Peqin në burgun e Reçit në Shkodër, ku po ashtu mbahet të paraburgim apo po vuajnë dënimin eksponentë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Vendosja e këtyre sistemeve do të forcojë ndjeshëm sigurinë e IEVP-ve, duke parandaluar aktivitete të paligjshme si kontrabanda, survejimi i paautorizuar, apo tentativat për arratisje.












