Kryeministri Edi Rama është shprehur se do të fillojë implementimi i projektit për survejimin me kamera të vendit.
Kreu i qeverisë u shpreh se ky instrument i ri do t’i vijë në ndihmë Policisë së Shtetit, ndërsa shtoi se sistemi do të fillohet të aplikohet fillimisht në 20 qytete të vendit, ku policia do monitorojë në kohë reale përmes sallave.
“Qeveria do ta ndihmojmë Policinë e Shtetit me një instrument të ri, do të kemi një transformim epokal sa i përket survejimit me kamera të qyteteve dhe me fokus qarkullimin rrugor, shkeljet dhe shkelësit. Një sistem i bazuar tek fjala e fundit e teknologjisë digjitale, i pasuruar edhe e AI që do i japë mundësinë policisë së shtetit që në kohë reale, përmes sallave të monitorimit të të gjithë qyteteve që do ta kenë këtë sistem fillimisht, do të fillohet me 20 qytete mos gabohem. Së shpejti fillon edhe investimi që i njëjti sistem të hyjë në rrugët kombëtare, do të fillohet me 200 km e para, dhe ai sistem do të japë mundësinë që ankesat e çdo qytetari të jenë të verifikueshme në kohë reale“, tha Rama.












