Thursday, February 19, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“S’kam vënë gjumë në sy”/ Veliaj rrëfen ditën e parë në qeli: Këtë gjëmë ma ka bërë…

by Rilindje
11/02/2025
in POLITIKË
“S’kam vënë gjumë në sy”/ Veliaj rrëfen ditën e parë në qeli: Këtë gjëmë ma ka bërë…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish teksa ka deklaruar se kaluar natën pa gjumë në sy.

Veliaj po ashtu shkruan se është marr forcërisht larg familes dhe sulmon prokurorin e çështjes së ngritur ndaj tij, duke e quajtur atë pervers, i cili sipas tij ka sajuar një sërë akuzash të paqena.

Kryebashkiaku i Tiranës sulmon gjithashtu kryedemokratik Sali Berisha duke e quajtur kërmë dhe duke thënë se ai është pas gjithçkaje që atij po i ndodh.

“Natën e parë në qeli, i marrë forcërisht larg familjes dhe me idenë që sot në mëngjes im bir nuk do të shkonte në shkollë as me mua, as me të ëmën, e kam kaluar pa gjumë në sy. I vetmi ngushëllim ishte që nuk mund të shihja dhe as dëgjoja qenërinë, që me siguri më është vërsulur mbrëmë në studiot e kafshimeve dhe jargëve televizive.

Ndjesë për çfarë ju kanë dëgjuar veshët dje deri vonë dhe sot që në sabah në ato kanale gjirizi. Por, dua të jini të sigurt se historia që po më tregon mua si një kriminel të korruptuar, i cili ka fshehur pasuri dhe pastruar para bashkë me të shoqen, është e sajuar nga një individ pervers, prokurori i çështjes tonë.

Ai, për shembull, ka shkruar në akt-akuzën haluçinante se ime shoqe ka harxhuar mbi gjysëm milionë euro për blerje online fustanësh dhe bizhuterish. Ky pervers, që më pyeste mua për fustanet e gruas dhe më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte kontrollonte gruan e tij në punë, nuk ka dashur t’ia dijë për shpjegimet e mia dhe të sime shoqeje. Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal.

Kur i thosha se kjo ishte e vërteta dhe kur në fakt, në shtëpinë tonë nuk ka gjetur as fustane mijëra eurosh, as bizhuteri me ndonjë vlerë të veçantë, ai zvarranik si i dalë nga qenefët e dikurshëm të Sigurimit të Shtetit zgërdhihej dhe më tregonte se si i binte violinës kur ishte i vogël.

A ju duket rastësi që në të gjithë historinë e gojës së kërmës Sali, ky violinist i mbetur në tentativë është i vetmi individ që pasi e ka akuzuar si kriminel një ditë më parë, Saliu i ka kërkuar falje të nesërmen? Mua jo, se që të të kërkojë falje Saliu, do duhet realisht t’i bësh një shërbim të pamundur. Po kjo s’është akuzë, është vetëm një opinion“, shkruan Veliaj.

Tags: “S’kam vënë gjumë në sy”/ Veliaj rrëfen ditën e parë në qeli: Këtë gjëmë ma ka bërë...BurguQeliaReagimiSpakVeliajVendimi

NGA KATEGORIA

Politikani europian i “zbarkoi” te selia, Sali Berisha rrëfen bisedën me të: I tregova…
POLITIKË

Politikani europian i “zbarkoi” te selia, Sali Berisha rrëfen bisedën me të: I tregova…

19/02/2026
Salianji i kërkon DORËHEQJEN Berishës: Kryetari që humb zgjedhjet…
POLITIKË

Salianji i kërkon DORËHEQJEN Berishës: Kryetari që humb zgjedhjet…

18/02/2026
Mori “postin” e Kryeinspektorit, Dash Sula jep premtimin që nuk e priste askush: Me Ramën…
POLITIKË

Pasi mori “postin” nga Rama/ I “zhduk” të gjitha, Dash Sula habit me LËVIZJEN e fundit…

18/02/2026
Askush nuk e priste! PS propozon EMRIN e ish-deputetit të PD për “postin” e bujshëm…
POLITIKË

Askush nuk e priste! PS propozon EMRIN e ish-deputetit të PD për “postin” e bujshëm…

17/02/2026
“Rama është në rreth të kuq”/ Berisha zbulon çfarë pritet të ndodhë në protestën e 24 Janarit…
POLITIKË

“Mund të bllokojmë aeroportin!”/ Zbulohet SKENARI, çfarë pritet në protestën e radhës të Berishës…

17/02/2026
Berisha i ashpër me Dash Sulës dhe Ervin Salianjit: Tradhtarë të lartë! Nuk…
POLITIKË

Habit Berisha: Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen në Hagë për shkak të Edi Ramës…

17/02/2026

LAJMET E FUNDIT:

Aksident i RËNDË, 6 të plagosur, një 7-vjeçar përfundon…
BOTA

Aksident i RËNDË, 6 të plagosur, një 7-vjeçar përfundon…

19/02/2026
Trump-Osmanit: Për çdo problem me Serbinë, më telefononi mua
BOTA

Trump-Osmanit: Për çdo problem me Serbinë, më telefononi mua

19/02/2026
E konfirmon Gjenerali Amerikan: Shqipëria mes 5 vendeve të para që…
BOTA

E konfirmon Gjenerali Amerikan: Shqipëria mes 5 vendeve të para që…

19/02/2026
Rama dhe Osmani “kokë më kokë” me Trump, flasin për burgosjen e ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO)
BOTA

Rama dhe Osmani “kokë më kokë” me Trump, flasin për burgosjen e ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO)

19/02/2026
Trump jep lajmin: Asgjë nuk është e pamundur, mbi 60 shtete firmosën…
BOTA

Trump jep lajmin: Asgjë nuk është e pamundur, mbi 60 shtete firmosën…

19/02/2026
“Duhet të jeni të turpëruar”/ Rama ia “plas” në sy liderëve botërorë në SHBA: Bëni…
EDI RAMA

“Duhet të jeni të turpëruar”/ Rama ia “plas” në sy liderëve botërorë në SHBA: Bëni…

19/02/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!