Monday, September 21, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“S’kam vënë gjumë në sy”/ Veliaj rrëfen ditën e parë në qeli: Këtë gjëmë ma ka bërë…

by Rilindje
11/02/2025
in POLITIKË
“S’kam vënë gjumë në sy”/ Veliaj rrëfen ditën e parë në qeli: Këtë gjëmë ma ka bërë…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish teksa ka deklaruar se kaluar natën pa gjumë në sy.

Veliaj po ashtu shkruan se është marr forcërisht larg familes dhe sulmon prokurorin e çështjes së ngritur ndaj tij, duke e quajtur atë pervers, i cili sipas tij ka sajuar një sërë akuzash të paqena.

Kryebashkiaku i Tiranës sulmon gjithashtu kryedemokratik Sali Berisha duke e quajtur kërmë dhe duke thënë se ai është pas gjithçkaje që atij po i ndodh.

“Natën e parë në qeli, i marrë forcërisht larg familjes dhe me idenë që sot në mëngjes im bir nuk do të shkonte në shkollë as me mua, as me të ëmën, e kam kaluar pa gjumë në sy. I vetmi ngushëllim ishte që nuk mund të shihja dhe as dëgjoja qenërinë, që me siguri më është vërsulur mbrëmë në studiot e kafshimeve dhe jargëve televizive.

Ndjesë për çfarë ju kanë dëgjuar veshët dje deri vonë dhe sot që në sabah në ato kanale gjirizi. Por, dua të jini të sigurt se historia që po më tregon mua si një kriminel të korruptuar, i cili ka fshehur pasuri dhe pastruar para bashkë me të shoqen, është e sajuar nga një individ pervers, prokurori i çështjes tonë.

Ai, për shembull, ka shkruar në akt-akuzën haluçinante se ime shoqe ka harxhuar mbi gjysëm milionë euro për blerje online fustanësh dhe bizhuterish. Ky pervers, që më pyeste mua për fustanet e gruas dhe më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte kontrollonte gruan e tij në punë, nuk ka dashur t’ia dijë për shpjegimet e mia dhe të sime shoqeje. Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal.

Kur i thosha se kjo ishte e vërteta dhe kur në fakt, në shtëpinë tonë nuk ka gjetur as fustane mijëra eurosh, as bizhuteri me ndonjë vlerë të veçantë, ai zvarranik si i dalë nga qenefët e dikurshëm të Sigurimit të Shtetit zgërdhihej dhe më tregonte se si i binte violinës kur ishte i vogël.

A ju duket rastësi që në të gjithë historinë e gojës së kërmës Sali, ky violinist i mbetur në tentativë është i vetmi individ që pasi e ka akuzuar si kriminel një ditë më parë, Saliu i ka kërkuar falje të nesërmen? Mua jo, se që të të kërkojë falje Saliu, do duhet realisht t’i bësh një shërbim të pamundur. Po kjo s’është akuzë, është vetëm një opinion“, shkruan Veliaj.

Tags: “S’kam vënë gjumë në sy”/ Veliaj rrëfen ditën e parë në qeli: Këtë gjëmë ma ka bërë...BurguQeliaReagimiSpakVeliajVendimi

NGA KATEGORIA

Rama tregon “planin” që po sjell ndryshimin DRASTIK: Në Shqipëri do të…
POLITIKË

Rama tregon “planin” që po sjell ndryshimin DRASTIK: Në Shqipëri do të…

20/09/2026
9 muaj në qeli! Veliaj kërkesë të pazakontë GJKKO: Po më mohoni të drejtat! Dua…
POLITIKË

Zhvillim i fundit/ Erion Veliaj nga burgu bën kërkesën surprizë, propozon…

19/09/2026
Erion Braçe bën premtimin e parë publik nëse bëhet kryebashkiak i Tiranës: Do të…
POLITIKË

Erion Braçe bën premtimin e parë publik nëse bëhet kryebashkiak i Tiranës: Do të…

19/09/2026
Dash Shehi akuza Ramës për burgosjen e Veliajt: E njoh mirë shenjtallikun, do ta lërë në burg deri…
POLITIKË

Dash Shehi akuza Ramës për burgosjen e Veliajt: E njoh mirë shenjtallikun, do ta lërë në burg deri…

19/09/2026
Edi Rama vizitë speciale, së bashku me Gregun kaluan natën në…
POLITIKË

Edi Rama vizitë speciale, së bashku me Gregun kaluan natën në…

17/09/2026
Berisha paralajmëron Peleshin: E ke zëvendësin gati…
POLITIKË

Berisha paralajmëron Peleshin: E ke zëvendësin gati…

17/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

LAJM I FUNDIT/ E trishtë! Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku në qytetin…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Humbje e papritur! Ndërron jetë mjeku i njohur i QSUT-së (EMRI)

21/09/2026
Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Rama kryen LËVIZJEN urgjente, fton…
EDI RAMA

Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Rama kryen LËVIZJEN urgjente, fton…

21/09/2026
Çfarë u tha nga Rama në takimin me diasporën në SHBA: Nuk jemi…
EDI RAMA

Çfarë u tha nga Rama në takimin me diasporën në SHBA: Nuk jemi…

21/09/2026
Jepet ALARMI për Shqiptarët: Kujdes! Nëse ju vjen ky mesazh në telefon…
AKTUALITET

Jepet ALARMI për Shqiptarët: Kujdes! Nëse ju vjen ky mesazh në telefon…

20/09/2026
LAJM I FUNDIT/ Edi Rama sapo mbërrin në SHBA, njofton takimin me…
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama sapo mbërrin në SHBA, njofton takimin me…

20/09/2026
Askush nuk e priste! Shqipëria bëhet si gjithë bota, ky shërbim do të jetë falas…
AKTUALITET

Askush nuk e priste! Shqipëria bëhet si gjithë bota, ky shërbim do të jetë falas…

20/09/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!