Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia.
Gazetari Çim Peka ka publikuar disa foto në rrjetet sociale ku shfaqet me Arben Ahmetajn, duke paralajmëruar kështu një intervistë të re me ish-numrin 2 të Qeverisë Rama.
“Premtimi i mbajtur, po vjen…” – shkruan Çim Peka krahas fotove me Arben Ahmetajn, ku shfaqen duke realizuar intervistën.
Ahmetaj është shpallur në kërkim nga SPAK për akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjen e pasurisë. Kreu i SPAK, Altin Dumani paralajmëroi pak ditë më parë se Arben Ahmetaj shumë shpejt do të ekstradohet nga Zvicra për t’u përballur me drejtësinë shqiptare.












