Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

SPAK masë arresti për Vlora Hysenin/ Rama nga Amerika lëshon urdhrin urgjent: Bëni këtë gjë…

by Rilindje
22/09/2026
in EDI RAMA
SPAK masë arresti për Vlora Hysenin/ Rama nga Amerika lëshon urdhrin urgjent: Bëni këtë gjë…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me masën e sigurisë të vendosur ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Në statusin e tij kreu i qeverisë u shpreh ndër të tjera se askush nuk është mbi ligjin dhe se Hyseni do të shkarkohet menjëherë.

Teksa ka lajmëruar se lirimi nga detyra i Vlora Hgysenit është i menjëhershëm, Rama rha se në momentin që do të rikthehet në Tiranë nga New York-u, me konsultimin publik të presidentit do të zgjidhet drejtusi i ri i SHISH.

Reagimi i plotë i Ramës:

“Për shkak të orareve të ndryshme ky reagim nga Nju Jorku, ku jam për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mund të duket i vonuar dhe ndjesë për këtë. Jam informuar lidhur me masën e arrestit shtëpiak që SPAK-u ka nxjerrë për drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, e pres që çdo dyshim i organit të akuzës të hetohet dhe zbardhet deri në fund përmes procesit të pavarur gjyqësor.

Përtej respektit për punën dhe për personin e Vlora Hysenit, si edhe po ashtu përtej vlerësimeve të vazhdueshme, që ajo ka marrë nga agjencitë partnere si drejtuese e shërbimit inteligjent shqiptar, rruga pa kthim që kemi zgjedhur është rruga e pavarësisë së organeve të drejtësisë për të hetuar e gjykuar këdoqoftë, pavarësisht statusit social apo funksionit publik.

Por po ashtu, është e pashmangashme mesa duket, që çdo hetim apo masë e marrë nga drejtësia në adresë të personave publikë, të kthehet në një motivim për të grirë mish njeriu në mexhelisin politik e mediatik dhe për të thirrur “litarin” si në sheshet e ekzekutimit mesjetar, kohë përpara sesa gjykata të thotë fjalën e saj.

E megjithatë, kurrësesi nuk mund të jetë e vërtetë që veprimet e pavarura të drejtësisë dhe afirmimi i vijueshëm i barazisë para ligjit, të jenë njëkohësisht akt-akuza kundër pikërisht një shumice qeverisëse e cila me kurajo e me vendosmëri, ia ka çelur rrugën drejtësisë së pavarur, në një vend ku deri para shumë pak vitesh kjo pavarësi ishte e paimagjinueshme prej shekujsh.

As mund të jenë këto zhvillime me drejtësinë baltë kundër Shqipërisë, e cila po bën në rrugën e saj të bashkimit me Europën shumëçka që as nuk mund të imagjinohet akoma në vendet e tjera të rajonit dhe që koha do ta çmojë më mirë se sa kushdo. Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar po askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye, kështu që unë i jam falenderues Vlora Hysenit për çdo gjë që ka bërë si duhet në shërbim të Shqipërisë, ndërsa për gjithçka tjetër që ka të bëjë me çështjen e sapohapur nga organet e drejtësisë, qëndrimi im mbetet po ai i ditës së parë të Reformës në Drejtësi:

Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës dhe kjo shumicë qeverisëse me mua në krye, i mbetet besnike këtij qëndrimi duke mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë dhe duke mos bërë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë. Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm, e sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit”, shkruan Rama.

NGA KATEGORIA

“Të marrin masa…”/ Thellohet përplasja në PS, Xhafaj kundër Ramës për përjashtimin e Spiropalit
EDI RAMA

“Të marrin masa…”/ Thellohet përplasja në PS, Xhafaj kundër Ramës për përjashtimin e Spiropalit

14/11/2026
Veliaj nga burgu i kërkoi dorëheqjen/ Rama befason me VENDIMIN e fundit për kryebashkiakun
EDI RAMA

Veliaj nga burgu i kërkoi dorëheqjen/ Rama befason me VENDIMIN e fundit për kryebashkiakun

14/11/2026
A do të ketë shkarkime? Ministrat në “ankth”, çfarë pritet sot nga Edi Rama…
EDI RAMA

Plas “bomba” brenda PS/ Zero tolerancë! Rama kërkon masën EKSTREME për…

14/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Ndryshime në kabinetin qeveritar, ja EMRI kush shkarkohet…
EDI RAMA

Rama kërkon PERJASHTIMIN e këtyre 2 figurave të larta nga Partia Socialiaste (EMRAT)

14/11/2026
Askush nuk e priste! Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit: Dua të…
EDI RAMA

Askush nuk e priste! Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit: Dua të…

14/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Rama me “dorë të hekurt”, bën NDRYSHIMIN e fundit në Tiranë! Emëron…
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT/ Rama me “dorë të hekurt”, bën NDRYSHIMIN e fundit në Tiranë! Emëron…

14/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…
POLITIKË

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…

14/11/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në PS, mbetet vetëm…

14/11/2026
Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…
POLITIKË

Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…

14/11/2026
Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…
POLITIKË

Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…

14/11/2026
Përplasja me Ramën/ Reagon me një mesazh të koduar Spiropali: Mbani frymën…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ U përjashtua apo jo? Ky është VENDIMI final për Elisa Spiropalin…

14/11/2026
“Harroi që unë jam Skëndërbeu”/ Prapaskenat, Rama përplaset me Spiropalin: Mos i gjuaj me…
POLITIKË

“Harroi që unë jam Skëndërbeu”/ Prapaskenat, Rama përplaset me Spiropalin: Mos i gjuaj me…

14/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!