Wednesday, October 21, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Studenti i përmend Saimir Tahirin, Edi Rama befason me përgjigjen nga makina: Sa keq…

by Rilindje
21/10/2026
in EDI RAMA
Studenti i përmend Saimir Tahirin, Edi Rama befason me përgjigjen nga makina: Sa keq…

Nga premtimet e protestës studentore të vitit 2018, te çështja e Belinda Ballukut dhe dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Këto janë disa nga temat që kryeministri Edi Rama ka trajtuar në bashkëbisedimin virtual me një student protestues, të publikuar gjatë udhëtimit të tij drejt Budvës për Samitin e Procesit të Berlinit.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë përballet me një sërë pyetjesh që lidhen me besimin e studentëve ndaj qeverisë, vendimet e drejtësisë dhe qëndrimet e tij për ish zyrtar të kabinetit.

Një prej çështjeve të ngritura është ajo e Belinda Ballukut. Në pyetjen që i drejtohet Ramës, ky i fundit akuzohet se ka mbrojtur ish ministren kur SPAK kërkoi heqjen e imunitetit. Kryeministri e kundërshton këtë interpretim, duke deklaruar se nuk ka mbrojtur askënd nga drejtësia. Sipas tij, qëndrimi i mazhorancës në Parlament lidhej me kundërshtimin e një arrestimi pa gjyq dhe jo me pengimin e hetimeve.

Një tjetër moment i bisedës lidhet me Saimir Tahirin. Kur studentit virtual i atribuohet një pyetje për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Rama reagon duke theksuar se Tahiri e ka kryer dënimin dhe tashmë i është rikthyer jetës së tij. Pjesë nga dialogu:

Studenti: Kur SPAK-u kërkoi arrestimin e Belinda Ballukut, ju e mbrojtët atë.

Edi Rama: Jo, ndryshe nga çfarë thonë ata që nuk dinë çfarë thonë, unë nuk mbroj askënd nga drejtësia, përkundrazi. Por në atë rast ne mbrojtëm drejtësinë nga njëanshmëria dhe koha na dha të drejtë, sepse refuzimi ynë për të pranuar, duke ngritur kartonat e Parlamentit, një tjetër arrest pa gjyq në një vend që është bërë turpi i Europës, me 63% të paraburgosur në totalin e të burgosurve, nuk e pengoi aspak SPAK-un që t’i thellonte hetimet dhe t’i shteronte duke zgjeruar akuzat.

Studenti: Por si t’ju besojmë kur në fakt ish-ministri juaj i Brendshëm, Saimir Tahiri, u dënua dhe gjykata shkroi se ai ndihmoi një bandë të futej brenda në polici?

Edi Rama: Sa keq më vjen! Si mundet një i ri të zvarrisë nëpër gojë një njeri të dënuar shumë vite më parë, që sot është në jetën e vet pasi e ka kryer edhe dënimin. Nuk e di. Po të thashë kujdes, kujdes nga ai profesori që jua mëson gjërat për së prapthi.

NGA KATEGORIA

LAJMI I FUNDIT/ Rama ndryshon sërish vendimin për shpërblimet e policëve
EDI RAMA

LAJMI I FUNDIT/ Rama ndryshon sërish vendimin për shpërblimet e policëve

21/10/2026
VIDEO/ Edi Rama pret në Kryeministri të riun që i shkoi mesazh: Pa gurë në xhep, po me…
EDI RAMA

VIDEO/ Edi Rama pret në Kryeministri të riun që i shkoi mesazh: Pa gurë në xhep, po me…

21/10/2026
“Nuk tërhiqet!”/ Protesta sjell kaos në Tiranë, Edi Rama bën lëvizjen që tërheq vëmendjen…
EDI RAMA

“Nuk tërhiqet!”/ Protesta sjell kaos në Tiranë, Edi Rama bën lëvizjen që tërheq vëmendjen…

21/10/2026
VIDEO/ Karriget e dialogut sërish në tokë, Rama tallet me gjestin: “Pedagogët” erdhën…
EDI RAMA

VIDEO/ Karriget e dialogut sërish në tokë, Rama tallet me gjestin: “Pedagogët” erdhën…

21/10/2026
Rama tregon “planin” që po sjell ndryshimin DRASTIK: Në Shqipëri do të…
EDI RAMA

“Nuk kishte ndodhur as në ’97-ën!”/ Rama i shqetësuar për këtë gjë në vendin tonë…

21/10/2026
Të hënën priten surpriza! Çfarë do të ndodhë në protestën nr.100, paralajmërohet rrethimi…
EDI RAMA

Hapen “letrat”/ Rama TREGON kush i sponsorizon protestat që dogjën Tiranën…

21/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

LAJMI I FUNDIT/ Rama ndryshon sërish vendimin për shpërblimet e policëve
EDI RAMA

LAJMI I FUNDIT/ Rama ndryshon sërish vendimin për shpërblimet e policëve

21/10/2026
Studenti i përmend Saimir Tahirin, Edi Rama befason me përgjigjen nga makina: Sa keq…
EDI RAMA

Studenti i përmend Saimir Tahirin, Edi Rama befason me përgjigjen nga makina: Sa keq…

21/10/2026
“Nuk do të vijë puna te vota!”/ Kur do largohet Edi Rama? Kryeministri i përgjigjet Fevziut
TË TJERA

“Nuk do të vijë puna te vota!”/ Kur do largohet Edi Rama? Kryeministri i përgjigjet Fevziut

21/10/2026
Shpërthejnë tensionet para Kryeministrisë/ LAJM I FUNDIT: Hidhen molotovë, protestuesit i vënë flakën…
POLITIKË

Shpërthejnë tensionet para Kryeministrisë/ LAJM I FUNDIT: Hidhen molotovë, protestuesit i vënë flakën…

21/10/2026
VIDEO/ Edi Rama pret në Kryeministri të riun që i shkoi mesazh: Pa gurë në xhep, po me…
EDI RAMA

VIDEO/ Edi Rama pret në Kryeministri të riun që i shkoi mesazh: Pa gurë në xhep, po me…

21/10/2026
“Nuk tërhiqet!”/ Protesta sjell kaos në Tiranë, Edi Rama bën lëvizjen që tërheq vëmendjen…
EDI RAMA

“Nuk tërhiqet!”/ Protesta sjell kaos në Tiranë, Edi Rama bën lëvizjen që tërheq vëmendjen…

21/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!