Saturday, October 10, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Tirana nuk mund të qeveriset nga qelia! Ndaj lironi Erion Veliajn të shkojë në Bashki!

by Rilindje
02/09/2026
in TË TJERA
Çfarë po ndodh?! VIP-at e Erion Veliajt po protestojnë kundër Ramës

Tirana nuk mund të qeveriset nga qelia! Ndaj lironi Erion Veliajn të Tirana ka hyrë në një situatë që nuk është më vetëm paradoks juridik.

Është kthyer në një problem serioz institucional dhe qytetar. Erion Veliaj ndodhet në qeli, ndërsa juridikisht vazhdon të jetë Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Gjykata Kushtetuese rrëzoi shkarkimin e tij dhe mandati i tij vijon.

Nga ana tjetër, Veliaj ka tërhequr delegimin e kompetencave që i kishte dhënë nënkryetares Anuela Ristani për drejtimin e Bashkisë. Pra Ristani mbetet nënkryetare, por nuk ushtron më kompetencat e deleguara të kryetarit.

Dhe këtu lind absurdi i madh: Tirana ka kryetar, por kryetari është në burg. Ka administratë, por drejtuesi i zgjedhur nuk mund ta ushtrojë normalisht funksionin.

Ligji ia njeh kryetarit të bashkisë një rol shumë të gjerë ekzekutiv: ai ushtron kompetencat e bashkisë që nuk i takojnë Këshillit Bashkiak, zbaton vendimet e këshillit, drejton administratën, emëron dhe shkarkon drejtues, miraton strukturën dhe përfaqëson bashkinë në marrëdhëniet me të tretët. Pra nuk po flasim për një zyrë që mund të mbyllet për disa muaj pa pasoja.

Po flasim për Tiranën. Për transportin. Për shkollat dhe çerdhet. Për investimet. Për shërbimet sociale. Për ndihmën ekonomike. Për administratën. Për kontratat. Për buxhetin. Për mijëra vendimmarrje që prekin çdo ditë jetën e kryeqytetit. Drejtësia duhet të bëjë punën e saj dhe askush nuk duhet ta pengojë. Por paraburgimi nuk është dënim. Dhe një masë sigurie nuk mund të shndërrohet faktikisht në një dënim edhe për qytetarët e Tiranës.

Madje vetë debati kushtetues për masën e arrestit ka ngritur pikërisht problemin e proporcionalitetit mes privimit të lirisë dhe pamundësimit të ushtrimit të mandatit të fituar me votë. Gjykata Kushtetuese e riktheu çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë për problematikat e arsyetimit, ndërsa në mendimin paralel disa gjyqtarë kushtetues shkuan edhe më tej, duke e konsideruar vazhdimin e arrestit joproporcional pikërisht për shkak të pamundësimit të ushtrimit të mandatit.

Kjo është nyja që drejtësia nuk mund ta shmangë më. Shteti shqiptar nuk mund të thotë njëkohësisht se Erion Veliaj është Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe ta mbajë atë në kushte ku praktikisht nuk mund të jetë kryetar.

Këto dy realitete po përplasen dhe faturën nuk duhet ta paguajë Tirana. Zgjidhja më racionale është që organet e drejtësisë të rivlerësojnë menjëherë domosdoshmërinë e arrestit në burg. SPAK mund të vazhdojë akuzën dhe procesin, ndërsa gjykata mund të shqyrtojë një masë sigurie që garanton procesin penal pa paralizuar ushtrimin e mandatit publik. Pra ai të shkojë në Bashki.

Veliaj mund të hetohet dhe gjykohet i lirë. Lirimi nga qelia nuk do të thotë pafajësi. As që procesi penal ndalet. Do të thotë vetëm që drejtësia vazhdon punën e saj pa marrë peng funksionimin e kryeqytetit.

Në fund, çështja nuk është më vetëm Erion Veliaj. Çështja është Tirana.

Dhe kur një konflikt mes masës së sigurisë dhe mandatit kushtetues arrin deri aty sa të krijojë paqartësi për drejtimin efektiv të bashkisë më të madhe të vendit, institucionet kanë detyrimin të gjejnë zgjidhje. Drejtësia duhet të bëjë drejtësi me Veliajn. Por nuk ka të drejtë që, bashkë me Veliajn, të fusë në qeli edhe funksionimin e Tiranës.

Tirana nuk mund të vazhdojë të qeveriset nga një qeli.

Erion Veliaj të shkojë në zyrë dhe të administrojë qytetin që është paralizuar. Në fund të procesit gjyqësor nëse Veliaj shpallet i fajshëm futeni shtatë pashë nën dhe! / Marrë nga Koha Jonë

NGA KATEGORIA

LAJM I MIRË për Shqiptarët/ Marrëveshja e pensioneve me një tjetër SHTET, i jepet “OK” nga…
TË TJERA

Kush janë 2 qytete shqiptare më të plakura të Europës, emrat surprizë…

07/10/2026
Ministri bën gati ndryshimet/ Petrit Malaj pritet të marrë “postin” e rëndësishëm në…
TË TJERA

Ministri bën gati ndryshimet/ Petrit Malaj pritet të marrë “postin” e rëndësishëm në…

28/09/2026
Pas sherrit në mbledhje/ Egla Ceno SHPËRTHEN: Edi Rama është një kancer, duhet të shporret…
TË TJERA

Pas sherrit në mbledhje/ Egla Ceno SHPËRTHEN: Edi Rama është një kancer, duhet të shporret…

22/09/2026
Fevziu nga Haga zbulon bisedën e fundit me Thaçin: Më mirë të kishte…
TË TJERA

Fevziu nga Haga zbulon bisedën e fundit me Thaçin: Më mirë të kishte…

16/09/2026
Ish-deputeti socialist merr në dorë “frenat” e Postës Shqiptare në qytetin…
TË TJERA

Ish-deputeti socialist merr në dorë “frenat” e Postës Shqiptare në qytetin…

14/09/2026
Çmimi i naftës 229 lekë, SHPËRTHEN Braçe: Kush e ka fajin?! Jemi peng i një…
TË TJERA

Çmimi i naftës 229 lekë, SHPËRTHEN Braçe: Kush e ka fajin?! Jemi peng i një…

14/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Kjo është e pabesueshme!”/ Rama tregon i prerë tregon vendimin e tij: Kurrë nuk…
EDI RAMA

Rama njofton krijimin e Ministrisë së re, kush pritet ta drejtojë…

10/10/2026
Beti Njuma “shpërthen” ndaj Braçes: Nuk ke këllqe, thoshte mirë Fatos Nano që ti Erion nuk…
POLITIKË

Beti Njuma “shpërthen” ndaj Braçes: Nuk ke këllqe, thoshte mirë Fatos Nano që ti Erion nuk…

10/10/2026
“Mos prano vetëm ato që do të dëgjosh”/ Erion Braçe e ka me Edi Ramën: Jepi…
POLITIKË

Takimi që ndryshoi votën e Erion Braçes, çfarë u diskutua me Ramën? Mbase i premtoi…

09/10/2026
LAJM I FUNDIT/ Mbyllet votimi për Berishën, ja rezultatet në qytetet e jugut…
POLITIKË

Referendumi për bashkitë, Berisha tregon nëse PD do të bojkotojë zgjedhjet lokale

09/10/2026
Surprizë/ Harta e re, kush është bashkia më e madhe në vend…
AKTUALITET

Surprizë/ Harta e re, kush është bashkia më e madhe në vend…

09/10/2026
Rama merr “sinjalin” pozitiv/ Kush vjen nga Bashkimi Europian në fund të shtatorit…
EDI RAMA

Kryeministri Rama jep lajmin FANATASTIK: Nis numërimi mbrapsht, Shqipëria…

09/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!