Saturday, September 12, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Trump premton 5 mijë dollarë nëse fiton/ Manjani tallet më PD-në: Nëse do e bënte Rama këtë…

by Rilindje
11/09/2026
in POLITIKË
Trump premton 5 mijë dollarë nëse fiton/ Manjani tallet më PD-në: Nëse do e bënte Rama këtë…

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me premtimin që presidenti i SHBA-së Donald Trump bëri në prag të zgjedhjeve të mesmandatit, ku sipas tij nëse Partia Republikane do të fitojë garën.

Manjani shkruan se nëse Rama do ta bënte diçka të tillë në vendin tonë, PD-ja do të shpërthente alarmin kombëtar ndërsa OSBE/ODIHR do nxirrte deklaratë për “cenimin e barazisë së garës”.

Po ashtu ish-ministri shkruan në rrjetet sociale, se roli i OSBE-së në zgjedhjet në vendet e tjera, nuk ka të njëjtin fuqi dhe rol si në Shqipëri.

》Postimi i plotë nga Ylli Manjani:

“Ka ca lajme që, po të ndodhnin në Shqipëri, nuk do ishin më lajme. Do ishin dosje penale.

Donald Trump del publikisht dhe premton: 5,000 dollarë për çdo amerikan, nëse fiton partia e tij në zgjedhjet e nëntorit.

Imagjinoni tani të njëjtën fjali në shqip.

“Edi Rama premton 5,000 euro për çdo shqiptar nëse fiton PS.”

Nuk do kalonin pesë minuta. Nga SHQUP-i do shpërthente alarmi kombëtar. OSBE/ODIHR do nxirrte deklaratë për “cenimin e barazisë së garës”. SPAK-u do regjistronte procedim penal për korrupsion aktiv zgjedhor në formën e premtimit elektoral. Analistët do flisnin për “blerje masive votash”, ndërsa televizionet do hapnin kronikat me muzikë suspense.

Sepse kështu na mëson ligji ynë penal. Premtimi i një përfitimi material për të ndikuar votën është histori serioze.

Po në Amerikë?

Në Amerikë nuk diskutohet nëse është normale të premtosh para. Diskutohet vetëm nga do t’i gjejë paratë.

Pra problemi nuk është premtimi. Problemi është Excel-i.

Më lind një pyetje krejt naive: A ka OSBE/ODIHR në Amerikë?

Apo OSBE-ja është një organizatë që ekziston vetëm për vendet ku demokracia është ende “në zhvillim”, ndërsa kur bëhet fjalë për superfuqinë, demokracia hyn në kategorinë “vetërregullohet”?

Ndoshta amerikanët kanë një version tjetër të manualit.

Tek ne quhet “premtim elektoral me elemente korrupsioni”. Atje quhet “tax rebate”, “dividend”, “bonus”, “stimulus”, “refund”. Mjafton ta përkthesh në anglisht dhe neni penal humbet në oqean.

Madje nuk është as risi. Amerika e Joe Biden shpërndau miliarda dollarë gjatë pandemisë. Atëherë u quajt stimul ekonomik. Sot Trump premton dollarë në fushatë. Quhet politikë fiskale.

Sa elegante tingëllojnë fjalët kur vijnë me pasaportë amerikane.

Edhe më interesante është heshtja mediatike. Po të ishte Shqipëria, do kishim tre javë studio televizive me titull “A po blihet vota?”. Në SHBA debati është krejt tjetër: “A është e realizueshme financiarisht?”

Askush nuk pyet nëse është e pranueshme demokratikisht t’i thuash zgjedhësit: voto dhe do marrësh para.

Mesa duket, demokracia ka edhe kurs këmbimi.

Një standard për ata që monitorohen dhe një standard për ata që monitorojnë.

Prandaj, kot për muhabet, më duket se ne kemi bërë një gabim të madh mesa duket: kemi tentuar të ndërtojmë një demokraci më demokratike se demokracia. Ose demokracia ka vajtur për shële… Me më shumë OSBE, më shumë ODIHR, më shumë raporte, më shumë standarde, më shumë moral.

Ndërkohë, në vendin që na jep leksione për zgjedhjet, fushata mund të vijë edhe me ofertë promocionale.

“Voto dhe merr 5,000 dollarë.”

Ndoshta sekreti është i thjeshtë.

OSBE/ODIHR nuk mungon në Amerikë.

Thjesht… nuk monitoron amerikanët”, shkruan Manjani.

NGA KATEGORIA

Karrigia e nxehtë e Ministrit të Brendshëm, a do arrijë Ervin Demo të thyejë ‘mallkimin’…
POLITIKË

Karrigia e nxehtë e Ministrit të Brendshëm, a do arrijë Ervin Demo të thyejë ‘mallkimin’…

12/09/2026
Kush do të zëvendësojë Ballukun? Rama “shuan dilemat” për posin e zv/kryeministrit…
POLITIKË

Dalin EMRAT/ Kush janë deputetët socialistë që “refuzuan” urdhrin e Edi Ramës…

11/09/2026
Po sfidon Altin Dumanin dhe SPAK-un, kush e takoi Berishën në Amerikë…
POLITIKË

Po sfidon Altin Dumanin dhe SPAK-un, kush e takoi Berishën në Amerikë…

11/09/2026
Pritet “furtuna”/ Kush do të shkarkohet nga qeveria? Rama kryen LËVIZJEN urgjente: Sot…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ Ndryshime në qeveri, LARGOHET një tjetër ministër i Edi Ramës

11/09/2026
Erion Veliaj me “një këmbë” jashtë burgut? Gazetari Artan Hoxha jep lajmin e bujshëm…
POLITIKË

Erion Veliaj me “një këmbë” jashtë burgut? Gazetari Artan Hoxha jep lajmin e bujshëm…

11/09/2026
Shkarkimi i Veliajt/ Kush janë 2 këshilltarët e PS dhe një i opozitës që largohen nga salla…
POLITIKË

“Të hënën të jetë gati”/ Bashkia e Tiranës lëshon URDHRIN e prerë: Bëni këtë gjë…

11/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Ndodh ndryshimi DRASTIK i motit! Sinoptikania befason: Pas datës 12 shtator…
AKTUALITET

Ndodh ndryshimi DRASTIK i motit! Sinoptikania befason: Pas datës 12 shtator…

12/09/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kombëtar, makina përmbyset në mes të rrugë, 3 persona…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kombëtar, makina përmbyset në mes të rrugë, 3 persona…

12/09/2026
Protesta e Zvërnecit/ Rama paralajmëron sërish qytetarët: Kujdes nga “kokat” e…
EDI RAMA

Protesta e Zvërnecit/ Rama paralajmëron sërish qytetarët: Kujdes nga “kokat” e…

12/09/2026
Karrigia e nxehtë e Ministrit të Brendshëm, a do arrijë Ervin Demo të thyejë ‘mallkimin’…
POLITIKË

Karrigia e nxehtë e Ministrit të Brendshëm, a do arrijë Ervin Demo të thyejë ‘mallkimin’…

12/09/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Shuhet profesori! Ndahet nga jeta ish-deputeti shqiptar…

11/09/2026
Trump premton 5 mijë dollarë nëse fiton/ Manjani tallet më PD-në: Nëse do e bënte Rama këtë…
POLITIKË

Trump premton 5 mijë dollarë nëse fiton/ Manjani tallet më PD-në: Nëse do e bënte Rama këtë…

11/09/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!