Zhdukja e 280 kg flori, vjedhja e thesarit të shtetit, ka qenë padyshim një nga ngjarjet më të bujshme në Shqipërinë post-komuniste.
Autorët e vjedhjes së thesarit, i cili fshihej në tunelet e Krrabës nuk janë gjetur ende dhe sot e kësaj dite kjo çështje mbetet një enigmë e pazgjidhur.
“Ajo sasi ari nuk mund të vidhej nga një njëri i zakonshëm, donte informacion të plotë shtetëror, askush tjetër s’mund ta vidhte. Që kur e pashë atëherë isha i bindur se ishte i vjedhur nga persona me veshje të lartë shtetërore. Ai ishte sekret shtetëror. Pastaj gënjyen me atë fshatarin, atëherë e pashë se kjo është vjedhje e nivelit të lartë”, tha Ngjela.