Në një kohë që po afrojnë zgjedhjet parlamentare, po dëgjojmë lloj-lloj premtimesh nga politikanët e opozitës me qëllim për t’i hedhur “hi sy” publikut dhe për të mbledhur ndonjë votë.
Sali Berisha u zotua se kur të vijë në pushtetin imagjinar minimumi jetik për çdo shqiptar do të jetë 200 euro dhe rroga minimale 500 euro.
“Ky minimum jetik 200 euro do të shtrihet për çdo shqiptar që merr më pak se kaq, ose nuk merr. Rroga minimale do të jetë 500 euro, dhe nuk do të ketë rrogë minimale nën 500 euro. Rroga mesatare do të jetë 1200 euro. Nuk premtoj kategorikisht lugë të artë, por në mënyrë absolute shqiptarët do të dalin në krye për rrogat e tyre dhe pensionet, në krye të rajonit. Normale është, që çdo shqiptar do shtrojë pyetjen: ku do gjejnë këta paratë? paratë janë dhe se nuk do mbetet asnjë kilometër rrugë pa ndërtuar. Jo, asnjë punë publike pa bërë. Jo. Po nuk ndërtohen kurrë rrugë dhe punë publike me çmim të dhjetëfishtë“, tha Berisha.