Kryeministri Edi Rama është shprehur se bashkë me PS e ka “ngritur nga varri” Tiranën dhe e kanë bërë kryeqytet europian.
Rama shtoi se kur Berisha kur e mori me dhunë Tiranën, as sahati nuk i punonte.
Kryeministri thekson se PS ka marrë udhëheqjen e vendit për ta ngjitur në atë “majë”, ku askush tjetër nuk e ngjiti dot.
“Prandaj xhan, unë nuk e kam ulur qiellin në tokë, por ama Tiranën nga varri e kam ngritur ama. Dhe këtë nuk ma heq askush. Kush nuk do ta shikojë, nuk do ta shikojë dhe natyrisht nuk është problem. Edhe diçka tjetër. pse Tiranën nuk e mori me dhunë këneta, ajo ngeci? Sahati i Tiranës, nuk punonte, apo meqë të gjithë jemi njësoj. Jo pra jo, nuk jemi të gjithë njësoj. Prandaj Tirana nuk është më Kandahar. Prandaj Shqipëria sot nuk është hiçgjëkundi njësoj. Qysh dhe unë dhe PS kemi marrë udhëheqjen e vendit për ta ngjitur në atë majë ku askush tjetër nuk e ngjit dot“, tha Rama.












