Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Paulin Ndreu ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.
Mësohet se Ndreu ka paraqitur dorëheqjen tre ditë më parë, dhe në letrën e tij ka deklaruar arsyet personale si shkak i vendimit të ndërmarrë nga ai. Deri më tani nuk është bërë e ditur se cili do të jetë pasardhësi i tij, e po ashtu ende nuk është komanduar drejtuesi i ri i DPD-së. Ndreu e mbante këtë post, që nga shtatori i vitit 2017.
Ky lajm vjen pas dorëheqjes së kreut të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe drejtuesit të RTSH-së, Alfred Pezës.