Bashkia e Tiranës ka nisur shpërndarjen e shpërblimeve me rastin e festave të fundvitit për 4.635 punonjës.
Në zbatim të urdhrit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të jenë disa kategori që do të përfitojnë, ku përfshihen punonjësit e shërbimeve të sistemit mbështetës. Shpërblimi do të jetë në masën prej 150 mije leke te vjetra. Më konkretikisht, punonjësit që do të përfitojnë janë:
– Punonjësit e shërbimeve, magazinës, shoferët dhe mirëmbajtjes në Bashkinë e Tiranës dhe Njesitë Administrative;
– Zjarrfikësit;
– Punonjësit e shërbimeve të qendrave sociale;
– Punonjësit e shërbimeve të Çerdheve dhe Kopshteve
– Punonjësit e shërbimeve të pastrimit dhe gjelbërimit;
– Punonjësit e shërbimeve të ndriçimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve;
– Punonjësit e mirëmbajtjes së objekteve publike
– Punonjësit e shërbimeve të Parqeve dhe Kopshtit Zoologjik
– Punonjësit e shërbimeve të parkingjeve;
– Punojësit e shërbimeve funeraleve;
– Punonjësit e shërbimeve të muzemeve vendore;
– Punonjësit e shërbimeve të konvikteve;
– Punonjësit e shërbimeve të shkollës speciale “Luigj Gurakuqi”;
– Punonjësit e shërbimeve të klubve sportive;
– Punonjësit e shërbimeve të Agjencisë së Rinisië dhe Mirëqenies Sociale;
– Punonjësit e shërbimeve të Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit;
– Punonjësit e shërbimeve të Galerisë së Artit;
– Punonjësit e shërbimeve të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit;
– Punonjësit e shërbimeve të Tatimeve dhe Taskave Vendore.
– Punonjesit e policisë bashkiake;
– Punonjësit e shërbimeve të Inspekatorit të Mbrojtjes së Territorit
– Punonjësit e shërbimeve të agjencisë së tregjeve.
Punonjesit e sherbimeve te qendres kulturore e agjencise kreative