Kryetari i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar sërish ndaj akuzave të kryeministrit Edi Rama, se në listat e koalicionit “Nisma-Shqipëria bëhet” janë futur dhe baballarët e dy drejtuesve.
Adriatik Lapaj thotë se Rama si ortak i Berishës pasi i mbyllën listat, po trashëgon partinë tek fëmijët.
“Qenka shqetësuar Rama se kemi vendosur prindërit në listë. Është mësuar ta trashëgojë partinë, shkoni verifikoni fëmijët e kujt janë në listat e mbyllura dhe do të gjeni emrat e deputetëve të PS dhe zyrtarëve të lartë”, tha Lapaj.
Përveç rastit të babait të Lapajt në listën e Beratit, lajm i bujshem ishte edhe marrëveshja e lënë përgjysmë me Dash Sulën, deputetin e zhgënjyer të PD, me kritikët që e quajtën “pazar të prishur”.












